VIDEO/ Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Krimi, fytyra e vërtetë e Ramës

VIDEO/ Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Krimi, fytyra e vërtetë e Ramës

12:57, 01/11/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Agim Kajmakut.

Sipas Bashës, ky vendim i KQZ-së tregon se krimi është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

‘Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai.

Është një poshtërim për Partinë Socialiste në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, të painkriminuar, të pazhytur, të pakorruptuar, por nxjerr llumin e llumit.

Por është edhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, nga trafikantë, nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg dhe jo në qeverisje.

Për këdo që ka patur dyshime apo ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017, 2019 janë rastësi, tani i ka të gjitha. Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit, prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin.

Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve, T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre’, tha Basha gjatë fjalës  së tij për gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetare01/11/2019 15:29

. Shume e sakte ajo qe shkruan z. I deleguar,mos u perpiqni te na bindni me kot qe rama eshte e keqja dhe fytyra e krimit. kete e dime,dhe jo vetem ne qe jetojme dite te veshtira ketu,por shqiptaret kudo ku ndodhen ne bote.ajo qe nuk kuptojme dhe qe vertet nuk e dime, eshte se cfare ben akoma z. Basha ne krye te Partise me shpresedhenese per jeten e cdo shqiptari....,me cfare te drejte ka lene ne mes te rruges ata qe shpresonin dhe e shihnin si shpetimtar....Ne qofte se sot z. Basha nuk eshte i zoti te kryesoje nje revolte mbare popullore, pa asnje problem te hape krahun dhe dikush tjeter...me force te madhe shpirti dhe revolte te na prije drejt zyrave per te nxjerre mafjen qeveritare jashte....

i deleguari01/11/2019 13:57

Perzjerja e lesh-analisteve me shkerdhate-analistet ka sjelle coroditje te OPINIONIT shqipetar,ne ate mase, sa Edvin Kristaq Kobures i kane siguruar rilindjen kriminale ne cdo hallke te shoqerise shqipetare. Te gjithe keto monstra te "analizes" shperndane idete e tyre te pjerdhura,6 vjet me pare, se Edvin Mafija do te ishte shpetimi i Shqiperise. Te tere keto hale,sot po e shajne sipas kufijve te " edukates "perkatese,por asnjeri prej tyre nuk ka kerkuar ndjese per kete dem te pa llogaritshem qe i sollen Shqiperise ,duke filluar me krye qelbesiren Mut Nano-psikopati,e me rradhe Lorenc Vangjel-fallxhorja,Fatos Lubonj-llapallapa, Artur Zhej-qefprishuri,Andi Bushat-Berisha,Prec Zogaj-lavjersi,Ylli Rakip-pallati,pa harruar Blendi marifetciun e temave,Arjan Vasjar-mendimtari! Sot shansi i tyre eshte perseri,qe ne vend se te presin shperblim nga Lulzim Basha kur pushteti t'i mbetet PD ne dore,ta thone qe sot se AI,LUL OLANDEZI, NUK BEN PER KETE PUNE dhe te mos presin te shprehin kritika kur shperblimi i imagjinuar nuk do te perputhet me "kockat" e ofruara! Bejeni ket sherbim ,se ja keni borxh ketij populli qe bashke me Edvinin e cuat ne zgrip,mos u shtremberoni ne karriket e studjove televizive duke marre poza por thojeni cope :"LULZIM BASHA NUK VLEN PER TE QENE K/MINISTER" Kjo nuk eshte sharje as ofendim,por kontribut per te ardhmen e Shqiperise!

Shto koment

Denonco