KQZ nis shqyrtimin e verifikimeve të Prokurorisë për kryebashkiakun Agim Kajmaku

KQZ nis shqyrtimin e verifikimeve të Prokurorisë për kryebashkiakun Agim Kajmaku

10:05, 01/11/2019
A+ Aa A-

Ka nisur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shqyrtimi i verifikimeve të Prokurorisë për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i dalë nga votimi i 30 qershorit 2019. Agim Kajmaku akuzohet se ka mashtruar duke mos e shënuar në formularin e dekriminalizimit, problemet gjyqësore që ka pasur në Greqi. Pasqyrimi i të dhënave të paplota ose të gënjeshtërta në formularin e dekriminalizimit e përjashton automatikisht një subjekt nga funksionet shtetërore.

Sekretari i KQZ tha se "i pyetur në formular nëse ka qënë ndonjëherë i dënuar, Kajmaku - Toto ka shkruar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim, në një kohë kur ka qënë në hetim në Greqi nën emrin Jorgo Toto, për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Kryebashkiaku nuk e ka deklaruar këtë procedim penal dhe as faktin që ka pasur ndaj tij një urdhër arresti nga Greqia dhe më pas edhe europian, në fuqi."

Avokati i Agim Kajmakut, Isuf Shehu:

Konstatoj se verifikimi është bërë mbi bazën e informacioneve të paplota dhe kanë cenuar integritetin e figurës, jo verifikimin e pastërtisë. Ky proces verifikimi bie në kundërshtim me ligjin.

Detyra e Prokurorisë së Përgjithshme është e përcaktuar tek neni 5 për procedurën e verifikimit. Prokuroria nuk ka qenë në gjendje të sigurojë asnjë shkresë apo urdhër ndërkombëtar për zotin Kajmaku.

Administrimi i akteve nga ana e Prokurorisë duhet të bëhet vetëm me rrugë zyrtare, pra me letër porosi  për Prokurorinë e shtetit tjetër. Nëse të tilla nuk janë ndërmarrë dhe kjo konstatohet edhe nga deklarimi i Sekretarit të KQZ, atëherë jemi në kundërshtim me ligjin.

Nuk veprohet mbi bazën e opinioneve të Prokurorisë, pro mbi faktet: a kemi një shkresë për urdhër ndalimin? Pa pasur një përgjigje dhe aktet që kërkon ligji, nuk kemi procedurë verifikimi dhe pa një të tillë, çdo procedim është nul. Nuk mund të merrni vendim pa një përgjigje zyrtare nga institucionet greke.

Vijon...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera01/11/2019 14:01

Nje njeri me adrese fallco, nuk mund te jete kryetar bashkie, i nje qeverie ,qe ka ardh ne pushtet me vrull te madh (me zdapinj) ,gjasme per te ba perparime?!

Jani01/11/2019 10:24

O shok dhe shoqe gjyqtare dhe qeveritar a ka mundesi ta denoni kte me maksimalen qe te pakten te mendohen dy her burgaxhinjt e tjere para se ti afrohen administrates shteterore? Beni nje shembull o njerez te mire qe te prosperoje Shqiperia se na zhytet ne llum atccc...

Shto koment

Denonco