Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

PD: Duke mbrojtur Kajmakun, Rama po tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes

PD: Duke mbrojtur Kajmakun, Rama po tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes

11:37, 31/10/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka deklaruar sot se kryeministri Rama po tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes, pasi vazhdon të mbrojë Agim Kajmakun edhe pasi prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. 

Dhurata Çupi, ish-deputete e PD, nga selia e PD tha se “sot bëhen 3 ditë që Edi Rama është zyrtarisht në mbrojtje të Agim Kajmakut, i cili fshehu me qëllim arrestimin e tij në Greqi disa vjet më parë me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë.

Duke mbajtur në detyrë një funksionar të lartë publik që shkel ligjin, që kryen vepra të rënda penale dhe mashtron qytetarët, Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht.

(RAMA SINKRON) 

Qendrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral. Për ta ligji nuk ka vlerë, kur cënon pushtetin e tyre.

Duke kandiduar persona me të kaluar kriminale, si në Shkodër, Vorë apo Vaun e Dejës, Edi Rama dëshmon se nuk ka ndërmend të marrë seriozisht plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që është e vetmja rrugë për të hapur derën e mbyllur të Europës për të katërtën herë radhazi.

Marrja në mbrojtje e Agim Kajmakut, siç ka bërë më çdo kriminel tjetër që ka futur në politikë, dëshmon, gjithashtu, se Edi Rama as nuk ka bërë ndonjëherë shtet, as nuk ka ndërmend të respektojë shtetin ligjor.

Në shtetin e Edi Ramës ligji nuk është I barabartë për të gjithë. Njësoj si në “Fermën e kafshëve” të Orëellit, kriminelët e Edi Ramës, janë më të barabartë se qytetarët e zakonshëm.

Ata janë të paprekshëm, veçanërisht nëse janë politikonë apo klientë biznesi të Edi Ramës. Fahehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qendrim prej burracaku i EdI Ramës.

Ai e di shumë mirë se, siç thotë Zëri I Amerikës, për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim. Edi Rama e di, po aq mirë, se shumë shpejt do t’I vijë rradha edhe atij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz31/10/2019 14:41

Nuk i leshon Edver Taqi Bajga deri ne minuten e fundit nenbajgat e tij, ashtu si nuk leshonte dhe perdhunusin e Kavajes ordinerin Roshi, ashtu si nuk leshonte Saje Qorrin(Qemal Stafen) qe jeshiloi vendin me droge, ashtu si nuk leshonte Fatzi Agron Geron Xhafen, ashtu si nuk leshonte kriminelet ordinere me te cilet mbushi parlamutin, Ndoka, Frroka, Prengat, Ndreat, Doshat, ashtu si nuk leshonte Vanxhuxh Dakon i ndaluar familjarisht per te shkelur token e Amerikes! Pra po ti leshonte keta llumra, i bie qe ky Edver Taqi Murtaja, te leshoje pushtetin e tij kriminal, kjo gje nuk ndodh pa e marre zvarre kete legen, sepse ai ka nje projekt madhor antikombetar, ta shpopulloje vendin nga shqiptaret, ky eshte Edver Taqi Çubrilloviçi!

Shto koment

Denonco