Përplasje Rusi-SHBA në Tiranë. Rama vazhdon vëllazërinë me Vuçiç

Përplasje Rusi-SHBA në Tiranë. Rama vazhdon vëllazërinë me Vuçiç

20:35, 30/10/2019
A+ Aa A-

Ambasada Ruse në Tiranë reagon lidhur me deklaratat e bëra pak ditë më parë në konferencën “US Policy in the Western Balkans”.

Sipas trupit diplomatik rus, deklaratat e bëra nga folësit në konferencë janë histeri antiruse.

Deklarata në fjalë i drejtohet kryeministrit Edi Rama, i cili nga njëra anë i afrohet presidentit rus Vladimir Putin përmes presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa nga ana tjetër “kafshon” “ariun rus” me “tigrin” Bushati., përcjell Syri.net.

Në një reagim në profilin e saj në Facebook, ambasada ruse thekson se, është fatkeqësi që autoritetet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat Moska qëndron larg.

Sipas ambasadës, "sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë".

Reagimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë:

"Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse

Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Western Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të "infektojnë" gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”.

Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco