Pesë Kërkesat e fermerëve dhe kooperativa e krokodilave

Pesë Kërkesat e fermerëve dhe kooperativa e krokodilave

15:09, 30/10/2019
A+ Aa A-

Nga Monika Kryemadhi/

Sot fermerët u mblodhën për herë të tretë, brenda pak javësh, në protestë për të drejtat e tyre. Protestat dhe kërkesat e tyre kanë mbështetjen e plotë, timen dhe të LSI.

PSE PROTESTOJNË FERMERËT?

Pesë kërkesat e fermerëve janë minimale. Unë po i rendis një e nga një ato, për t’ua bërë të njohura çdo shqiptari. Censura qeveritare dhe manipulimi me të vertetën rreth kërkesave të fermerëve ka qënë prioriteti i vetëm i makinës dezinformuese dhe përçarëse mes shqiptarëve, që ka për shofer dhe timonier Edi Ramën.

1: Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencion sipas prodhimit. Metodë që e ndjekin të gjithë vendet fqinje, të cilët janë edhe konkurrentet direkt të fermerëve tanë.

2: Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe për stokun e prodhimeve të shkaktuara nga çrregullimet e tregut. Kjo politikë ndiqet nga të gjithë fqinjët tanë për fermerët e tyre.

3: Barazimi i TVSH për produktet bujqësore, si në shitje ashtu edhe në blerje.

4: Drejtoritë e Bujqësisë dhe ministria, të mos jenë në shërbim të monopolistëve të importeve bujqësore dhe të imputeve, por të bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe t’i përgjigjen tatimpaguesve, që i paguajnë rrogën. Të bëjë analiza, kontrolle, monitorime për tokën, plehrat dhe farërat. Të ndërtojë një laborator të akredituar, që eksportet shqiptare të garantohen përballë sulmeve nga agjencitë e shteteve konkurrente.

5: Pika e fundit është një lutje ndaj qeverisë për të kryer detyrën e saj parësore. Të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore.

PSE NUK PLOTËSOHEN KËRKESAT MINIMALE TË FERMERËVE?

Sot shqiptarët kanë një qeveri të ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, ndaj ata janë kaq të papërgjegjshëm dhe arrogantë me fermerët, si edhe me çdo shqiptar që punon dhe jeton me djersën e tij.

Kjo qeveri udhëhiqet nga paaftësia, këtë e tregoi me dëmin që i solli eksporteve dhe prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ulja e TVSH në masën 6%. Kjo masë solli uljen e eksporteve dhe rikthimin e balancës negative mes eksporteve dhe importeve. Para dy vitesh Shqipëria eksportonte prodhime bujqësore më shumë se importonte. Sot fermerët e kanë kuptuar që kanë të bëjnë me nje qeveri të paaftësh.

Qeveria e Rilindjes ka si inspirim grabitjen e më të dobtëve, nëpërkembjen, trajtimin e tyre si qytetarë të dorës së dytë dhe arrogancën kriminale ndaj kërkesave të tyre. 

Heqja e TVSH për imputet bujqësore u shpall si iniciativë në mbrojtje e fermerëve. Nga kjo manovër propagantistike dolën të fituar vetëm qeveritarët hajdutë edhe monopolistët e importeve. Çmimi i imputeve nuk ul përkundrazi u rrit. 

Sot janë ulur me shtatë herë subvencionet në bujqësi. Qeveria e krokodilave e ka mendjen tek PPP-të korruptive në miliarda euro dhe nuk arrin t’i japë fermerëve as vlerën e një “kilometri” rrugë, që pa garë dhe me letra false i ndan me oligarkët hiena. Fermerët japin 24% të prodhimit kombëtar, por paratë shkojnë për “Kooperativën e Krokodilave të Qeverisë dhe Oligarkëve”.

Numri i gjedheve vetëm këto dy vite ka rënë me mbi 100 mijë kokë dhe i të imtave ka rënë me mbi 500 mijë kokë, ndërsa numri i autobotëve me qumësht nga Serbia është rritur në mënyrë eksponenciale, si dhe importet e produkteve bujqësore janë rikthyer frikshëm duke shkatërruar prodhimet shqiptare.

Kjo qeveri, me politikat e saj është antikombëtare, në thelb edhe në veprim.

Goditja e fermerëve dhe blegtorëve po i detyron ata të braktisin tokat dhe serrat. Me dhjetra shqiptarë të kthyer nga emigrimi për të punuar dhe investuar në tokën e tyre, po largohen sërish nga vendi më të zhgënjyer se kurrë.

Kjo qeveri dhe Edi Rama si inspirues i kësaj politike antikombëtare po asgjesojnë me vetëdije shtyllën kurrizore të kombit. Goditjet ndaj fermerëve dhe biznesit të vogël kanë për qëllim asgjesimin ekonomik të patriotëve dhe familjes shqiptare. Rilindasit, me këto praktika ekonomike po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin, që në vend të tyre të sjellin emigrantë nga Azia apo Afrika. Kësaj qeverie antikombëtare dhe oligarkëve që e komandojnë, ju duhen njerëz pa shtyllë kurrizore, pa gojë, pa krenari kombëtare, pa dashuri për Shqipërinë. Atyre ju duhen numra konsumatorësh dhe skllevër modernë.

Këmbët e trinomit që mban në pushtet Edi Ramën dhe oligarkët e tij janë: Paaftësia qeverisëse, grabitja e pasurive dhe taksave, si dhe veprimet e saja antikombëtare.

Në fund dua të ritheksoj edhe njëherë qëndrimin tim si kryetare e LSI, por edhe si qytetare e këtij vendi se mbështes fuqimisht kërkesat e fermerëve. Duke mbështur fermerët mbështesim Kombin, Familjen dhe Atdheun.

Sepse Shqipëria është shtëpia e çdo fermeri, blegtori, artizani dhe e çdo shqiptari, që do të jetojë në vendin e tij, me punë të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco