Mandati i Kajmakut, ja dita kur do të vendosë KQZ-ja

Mandati i Kajmakut, ja dita kur do të vendosë KQZ-ja

12:55, 30/10/2019
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pak orë pasi Partia Demokratike i adresoi kërkesën për të vendosur pa vonesë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

KQZ-ja do të mblidhet më datë 1 nëntor, ora 10:00 për të shqyrtuar verifikimet e prokurorisë për Kajmakun.

Kërkesë e selisë blu vjen si përforcim i deklaratës së para pak ditëve të numrit dy të demokratëve, Gazmend Bardhit, i cili u shpreh se Prokuroria ka konfirmuar akuzat e ngritura nga PD-ja ndaj Kajmakut, përmes përputhshmërisë së shenjave të gishtërinjve të tij me “Jorgo Toton”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi.

Në këtë mënyrë sipas PD-së, u verifikua se Kajmaku ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur për prindërit e tij.

Në kërkesën e firmosur prej Bardhit, PD-ja kujton se për këtë vepër të kryer nga Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eva 30/10/2019 13:47

Sa transparent qe jemi. Vendimi dihet. Per KQZ qe kemi qelibar vendimi do dal, si gjithe te tjerat vendime, asgje ne perputhje me ligjin, me te vetmin ndryshim qe tani edhe nderkombetaret e shikojne hapur vendimin.

Shto koment

Denonco