Bardhi - Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës

Bardhi - Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës

12:39, 30/10/2019
A+ Aa A-

Nuk ka vonuar replika e fortë nga Partia Demokratike kundër Ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, e cila komentoi me ironi sot, Kryetarin e opozitës Lulzim Bashën tek kërkoi nga PS-ja që ta kuptojë se s’mund të vazhdojë kështu më dhe se vendit i duhen zgjedhje të reja. Spiropali tha se “Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!”

Por, Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgoi këtë mesazh publik ministres:  “Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë nuk ngjan me traun e doganës, që e ul e ngre vetë, sipas dëshirës.

Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë dhe BE-së. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni. Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!” ka nënvizuar Bardhi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz30/10/2019 14:37

    Ça merreni me ket shurren qe deri dje ishte nji zhulce rrugesh, me ti fut skenderbuçit llapen ne zorren e trash, u gdhi milionere doganash! Pun putanash ridhjeristo-edviniste!

    Shto koment

    Denonco