Basha: Dështimet e qeverisë po i paguajnë shqiptarët, s’mund të vazhdohet kështu

Basha: Dështimet e qeverisë po i paguajnë shqiptarët, s’mund të vazhdohet kështu

10:46, 30/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat sot se çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare “nuk është çështje mendimi, por vullneti të të dyja palëve. PD ka paraqitur një projekt për të përshpejtuar fazën e parë ,atë të reformës zgjedhore, - tha Basha, -  dhe më pas, mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve parlamentare.

Në Shqipëri janë përvijuar dy qendrime, atë të shumicës absolute jo vetëm të opozitës por edhe të socialistëve, që kërkon ndryshimin dhe atë të pakicës që kërkon të mbajë këtë gjendje për përfitime nëpërmjet korrupsionit.

Dështimet e kësaj qeverie për moshapjen e negociatave e paguajnë shqiptarët, ndaj është koha për të marrë vendimet e duhura dhe koha që pala tjetër ta kuptojë që nuk mund të vazhdojë më  gjatë kështu.

Është e rëndësishme të fokusoheni sot pse nuk zbatohet ligji dhe pse Kajmaku i Vorës dhe Babani qëndrojnë akoma në detyrë. Këto zbulojnë se në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 30/10/2019 12:58

Zoti Basha , merr persiper seriozisht pergjegjesite qe te takojne ne postin qe mban, drejtoje popullin ( opozitar dhe te pavendosurit) ne protesta te panderprera deri ne rrezimin e kesaj neverie se me dialog per vullnet te dyanshem per zgjidhje te krizes nuk merr vesh Edvin Llahtaria. Nese nuk je ne gjendje te drejtosh protesta te vazhdueshme per rrezimin e regjimit neokomunist per arsye qe ti i di , jep doreheqjen menjehere spese je dhe ti pjese e problemit, jp zgjidhje e tij dhe rikthim i shpreses per mbare kombin. Mos harro se per nje dhi ne Velabisht nuk mbetet Berati PA dhalle.

Shqiptari30/10/2019 11:47

Z. Basha! He pra, si vazhdohet, si rrezohet regjimi kriminal i Rilindjes? Na e thuaj konkretisht si rrezohet, si zbythet Rama?. Me fb, me intervista, me deklarata boshe, mbledhje dhe takime me te huajt? A e shikon, a e kupton qe ai nuk e rruan per asgje, nga askush, per askend ne bote??!!! Na the qe shtatori do te jete fundi i tij dhe i sundimit te Rilindjes! Iku edhe tetori! A ke ndonje plan konkret kombetar te aksionit apo revolucionit opozitar per rrezimin e regjimit te Rames, apo po pret qe ta detyrojne e ta rrezojne amerikanet me gjermanet, e ta kesh pushtetin gati, si thone popullorçe, ta gjesh te qeruar e te rruar, te zhveshur dhe te shtrire ne krevat. Te mbetet vetem t'ia hipesh pushtetit. Sa do te presim? Apo do te presim si ujku plak e i dobet poshte boleve te demit, qe te presim sa t'i keputen e te bien vete me goje!!!!

Shto koment

Denonco