U emërua drejtor burgu para 6 ditësh, sot dënohet

U emërua drejtor burgu para 6 ditësh, sot dënohet

23:10, 23/10/2019

Jo më larg se dje, Exit.al raportoi mbi emërimin e zotit Egon Velaj në postin e drejtorit të burgut të Vlorës nga Ministrja e Drejtësisë, ndërkohë që vetëm një vit më parë ai ishte shkarkuar për abuzim me detyrën po nga ministrja Etilda Gjonaj.

https://www.syri.net/politike/288889/ministrja-gjonaj-e-shkarkon-dhe-heton-per-korrupsion-pastaj-e-ben-drejtor-burgu/

Velaj ka mbajtur, deri vitin e kaluar, vendin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Aluiznit Vlorë.

Pas konstatimit të rasteve të shpërdorimit të detyrës nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria vitin e shkuar, nisi një hetim për llogari të Egon Velaj dhe 6 personave të tjerë.

Në shkurt të këtij viti, Prokurori Anton Pali filloi proçedimin penal për grupin, pasi doli në përfundimin se kishte prova vendimtare për fajësinë e të pandehurve për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi u dha sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Vlorë.

Burime të pranishme në sallën e gjyqit i thanë Exit se Egon Velaj u gjend fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjykatësja Atalanta Zeqiraj, pasi prokurori kish kërkuar 8 muaj burg, e ka dënuar me 6 muaj burg të konvertuara në 12 muaj shërbim prove.

Gjithashtu 1 vit heqje të drejte për kryerje të funksioneve publike.

I pandehuri nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë, ndaj gjykatësja i ka kërkuar avokatit të tij të deklarojë vendndodhjen e Velaj.

Rikujtojmë se emërimi i.Velaj më 17 tetor në postin e drejtorit të burgut Vlorë, ndërkohë që ishte i pandehur në një proces penal, është një akt arbitrar dhe në kundërshim me ligjin.

Dëshmia e penalitetit do të duhej ta skualifikonte automatikisht Egon Velajn nga konkurrimi për një post publik.

Por ai jo vetëm është lejuar të konkurojë nga Ministria e Drejtësisë, por duhet të besojmë se ka rezultuar edhe kandidati më i përshtatshëm.

Rasti i mësipërm, ashtu si shkarkimi në grup i drejtorëve të mëparshëm të burgjeve, tregon edhe një herë shpërfilljen e qeverisë për ligjin dhe proçedurave ligjore.

Emërimi dhe shkarkimi i krerëve të institucioneve bëhet me diktat partiak.

Jo vetëm kaq, por si emërimi, edhe shkarkimi programohen për të përmbushur qëllime propagandistike.

Shkarkimi i Velaj nga Ministrja Etilda Gjonaj u propagandua si goditje e korrupsionit në nivele të larta institucionale.

Riemërimi i tij, me gjasë, i shërben Partisë Socialiste si një mënyrë për të siguruar militantët e saj se partia shpërblen ata që mbledhin vota me pozicione drejtuese dhe ligji nuk ka fuqi mbi ta. /Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/10/2019 10:41

Ky hajduti, si te gjithe Rilindasit hajdute te ndyre, u denua, dhe kur u emerua perseri drejtor ishte i pandehur!!!! Po ajo qe e emeroi ne detyre ne daten 17 tetor 2019, a nuk duhet denuar per shperdorim detyre??? Apo keshtu i dhjesin ligjet dhe kodet morale ripjerdhesit e kombit!

Vlonjati24/10/2019 04:55

Ky plehre e bir plehre e spiuni, tallej me hallin e qyqareve qe shpresonin te benin me letra nje banese minimale. Nga ana tjeter zhvaste trafikantet me pushtet e me para, duke legalizuar hotelet luksoze te tyre,aty ku smund te legalizoheshin kurre. Ky fshatar e injorant,trashegimtar i injorances familjare te trasheguar,me sy te verbuar nga fodulleku dhe shpirt te erresuar nga e keqja, trashi zverkun e tij me hallin e shprespakeve. Mallkuar o rrace hajdutesh. Pa palce e shtylle kurrizore. Rrofte Rilindja per ju o te urryer! ????

Daj Jaku23/10/2019 23:48

Mos u çuditni, kur ka qenë te Aluizni është treguar korrekt me dorëzimin e rryshfeteve tek Artan Lame, ky i fundit tek eDrama. Prandaj ky "miku" po drejtor do të emërohet, aty ku ka lekë për ti dorëzuar "rishkërdhjes".

Shto koment

Denonco