‘Gra, bëni kujdes këto ditë nga Rama’

‘Gra, bëni kujdes këto ditë nga Rama’

21:24, 23/10/2019

Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u ka kërkuar grave që të kenë kujdes këto ditë pasi në televizor ka nisur të rishfaqet Rama në krah të grave dhe se mund të bëhen dekor për nismën e tij propagandistike ‘Edhe një’

‘Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza!

‘Bëni kujdes këto ditë! Në televizor ka nisur të rishfaqet në krah të grave, Edi Rama. Mund t’ju kërkojnë të bëheni dekor për nismën e tij “Edhe një”. Mos i besoni! Është propagandë për t’ju vjedhur kohën, energjinë, pasionin!

“Edhe një” vlen vetëm për gratë e kryetarëve të bashkisë dhe shumë të tjera si ato, që shfaqin me arrogancë luksin e krijuar nga paratë e vjedhura të burrave me pushtet.

“Edhe një” dmth edhe një palë këpucë të tjera 1 mijë euro për Gratë e Ramës, edhe një çantë më e shtrenjtë, edhe një vjedhje tjetër për të siguruar luksin e hajdutëve më pushtet.

“Edhe një” domethënë edhe një ditë më shumë në varfëri për gratë dhe vajzat, edhe një borxh më shumë, edhe një vuajtje më shumë, edhe një e papunë tjetër, sepse me këtë kryeministër kujdesi për gratë është zero.

Shqipërisë i duhet edhe një grua më shumë që refuzon Edi Ramën!’

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/10/2019 21:58

Po kujt GRAVE po u drejtohesh e nderuara Albana??!!!! Ato jane thjesht FEMRA! Ato jane vetem femrat e haremit RILINDJA! Ato jane vetem femrat e bordellos RILINDJA! Ato jane thjesht aty per te permushur epshet politike te organizates kriminale RILINDJA!!! Femer quhet cdo qenie e gjalle e seksit femer, ku tek specia njerezore ato veshin breke, recipeta, funde ose fistane dhe lindin femije. Ndersa nje GRUA pervec se vishet me ato qe permendem, vishet edhe me moral, me dinjitet, me personalitet dhe me dashuri nene dhe njerezore. Ne kete kuptim RILNDJA nuk ka GRA, por ka vetem FEMRA qe perdoren dhe keqperdoren apo keqtrajtohen paturpesisht nga pronari i haremit RILINDJA, Edvin Rama, dhunuesi i pacipe i disa FEMRAVE! Shpresojme qe te zhduket sekti RILINDJA dhe te rikthehet PS-ja bashke me GRATE e dikurshme!!!!

Shto koment

Denonco