LSI përkrah McAlister/ Vasili: Propozimi i tij, fundi i Ramës

LSI përkrah McAlister/ Vasili: Propozimi i tij, fundi i Ramës

20:57, 23/10/2019

Eurodeputeti gjerman David Mcallister teksa ka bërë përgjegjës kryeministrin holandez Mark Rutte dhe presidentin e Francës Emannuele Macron për negociatat e Shqipërisë me BE-në, pas qëndrimit të tyre në samitin e Këshillit Europian, ku refuzuan çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se “zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestag gjerman, drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe drita jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë”.

Lidhur me propozimin e eurodeputetit, reagon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas këtij të fundit, propozimi i McAllister është fundi i sigurtë i kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Propozimi McAlister fundi i sigurte i Edi Rames!

Propozimi i McAlister per nje po te kushtezuar per hapjen e negociatave per anetaresim do te thote fundi i i sigurte dhe pa asnje kthim i Edi Rames.

Propozimi McAlister do te thote vulosja e 9 kushteve gjermane si prove deshtimi e Edi Rames.

Thene me thjesht nga nentori i vitit 2016 kur Shqiperia mori rekomandimin per hapjen e negociatave kishte vetem pese kushte.

Asnje prej ketyre kushteve nuk u permbush perkundrazi u shtuan kushte te renda.

Kushte renda si :krimi zgjedhor dhe pandeshkueshmeria skandaloze e tij pas kapjes se prokurorise,u kryen zgjedhje te paligjshme ne 30 qershor duke shkelur kushteten dhe dekretet e Presidentit,u shtua hartimi i reformes zgjedhore plus zbatimi i saj,u shtua plotesimi i gjykatave Kushtetuese e te Larte,si prove e bllokimit dhe kapjes se reformes ne drejtesi, qe la vendin pa gjykata.

Fajtor i vetem dhe armiku publik i integrimit europian te Shqiperise evidentohet qarte Edi Rama.

Ndaj propozimi i McAlister eshte asgjesini politik i Edi Rames dhe prova se me te ne qeveri Shqiperia ben vetem mbrapa dhe s'ka asnje perspektive qe te beje perpara.

Kushtet e shtuara kane te bejne qarte vetem me vitet kur Edi Rama rrembeu ne menyre kriminale i vetem pushtetin.

Pra propozimi i McAlister eshte shkrirja ne furren e demokracise te tepsise dhe timonit te Edi Rames.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco