'Notre Dame de Tiran'/ Kauza e Teatrit Kombëtar rikthen në Shqipëri artistin e njohur

'Notre Dame de Tiran'/ Kauza e Teatrit Kombëtar rikthen në Shqipëri artistin e njohur

20:43, 23/10/2019
A+ Aa A-

Pas suksesit me “The Donald”, ekspozita kushtuar presidentit amerikan Donald Trump, artisti Avni Delvina rikthehet në Tiranë me një tjetër ekspozitë.

I frymëzuar nga kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe qëndresës së artistëve dhe qytetarëve për ti dalë për zot godinës në fjalë, Delvina, artisti që la Tiranën në korrik 1990, por që përditë jeton me mendje në Tiranë dhe u kushtoi bashkëkombasve të tij pothuaj gjithë krijimtarinë e tij, vjen me “Notre Dame de Tiran”.

“Që në fillimet e kësaj proteste, une me krijimtarinë time i kammbështetur me më shume se 80 grafika të publikuara ne rrjetet sociale e më tej. Me kërkesën dhe mbështetjen e tyre dhe të Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit Kombetar, me date 2 NËNTOR, do të prezantoj rreth 40 grafika në ambientet e Teatrit Kombëtar”, shprehet artisti.

Ja çfarë shkruan artisti Avni Delvina në postimin e tij:

Te dashur miq ! Kam kenaqesine t'ju lajmeroj se ne daten 2 Nentor ne Oren 17.30, do te hap Ekspoziten personale me titull "NOTRE DRAME DE TIRAN".

Kjo ekspozite ju dedikohet te gjithe atyre qytetareve dhe artisteve ne mbrojtje te Teatrit Kombetar prej gati dy vjetesh. Qe ne fillimet e kesaj proteste, une me krijimtarine time i kam mbeshtetur me me shume se 80 grafika te publikuara ne rrjetet sociale e me tej...Me kerkesen dhe mbeshtetjen e tyre dhe te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit Kombetar, me date 2 NENTOR, une do te prezantoj rreth 40 grafika ne ambientet e Teatrit Kombetar. Kam rreth dy muaj qe punoj me intensitet per realizimin e kesaj ekspozite, duke krijuar nje sere punimesh te reja per Teatrin Kombetar, si dhe duke ripunuar e transformuar punimet e publikuara me pare.

Falenderoj te gjithe miqte dhe qendrestaret e Teatrit Kombetar qe me nxiten ne kete aventure artistike dhe shpirterore.

Nje falenderim per mikun tim te shtrenjte Arjan Bejko, per gjetjen e titullit te ekspozites "NOTRE DRAME DE TIRAN".

Organizatore e ekspozites eshte mikja jone Adriana Kalaja, dhe fjala e hapjes dhe prezantimi do te jete i publicistit dhe letrarit te mirnjohur Jozef Radi. Kjo ekspozite mbeshtetet nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Te dashur miq! Jeni te gjithe te ftuar te merrni pjese dhe do te jem i nderuar me pjesmarrjen tuaj. Perqafime dhe mirnjohje per nxitjen e vazhdueshme qe me keni dhene nder vite...Pa JU, gjithcka do te ishte e pamundur!

Perqafime!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco