EMRI/ I dënuar 6 herë, Rilindja e bën sekretar bashkie

EMRI/ I dënuar 6 herë, Rilindja e bën sekretar bashkie

19:17, 22/10/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar sekretarin e ri të Bashkisë Delvinë, se ka qenë i dënuar së paku 6 herë për falsifikim.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhin, ish-noter që rezulton të jetë dënuar me katër muaj burg në vitin 2016 për shpërdorim detyre pasi kishte falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.

“Ose kryetari ose sekretari me patjetër! Kjo ësht? moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës.

Në Bashkinë Delvinë sekretari i ri Shkëlqim Haxhi, i dënuar se paku 6 herë dhe fiks për këto merita është përzgjedhur!”, shkruan Salianji.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    vera23/10/2019 05:40

    Rilindasit: 1.ne teresi, duhet te denohen 12(dymbedhjete) vjet burg.2. ministrore 18 (tetembedhjete) vjet .3. zv.kryeministrore 24 (njezet e kater) vjet.4. kryeministrore 3o (tridhjete) vjet.5. kryeministrore pikante (kur bemat e tyre kalojne kufirin shteterore) 36 vjet.

    Shto koment

    Denonco