Ministrja Gjonaj, e shkarkon dhe heton për korrupsion, pastaj e bën drejtor burgu

Ministrja Gjonaj, e shkarkon dhe heton për korrupsion, pastaj e bën drejtor burgu

18:52, 22/10/2019

Javën e kaluar Ministrja e Drejtësisë, me metoda tipike komuniste, shkarkoi në grup 12 drejtorë burgjesh në vend.

Shkarkimet u pasuan menjëherë nga emërimet e drejtuesve të rinj. Mes tyre, ra në sy emërimi i Egon Velajt si drejtor i burgut të Vlorës, pasi një vit më parë Ministrja e Drejtësisë e kishte shkarkuar nga drejtorit i Aluiznit në Vlorë për abuzim me detyrën.

Për ironi, shkarkimi i Zotit Velaj ishte propaganduar publikisht, nga Ministrja Gjonaj, si sukses në luftën kundër korrupsionit. Më 15 Prill 2018, Ministrja Gjonaj doli para mediave për të lajmëruar shkarkimin në grup të 46 drejtuesve dhe punonjësve të degës së ALUIZNIT dhe ZRPP-së Vlorë, dhe paralajmërimi me shkrim për një sërë punonjësish të tjerë.

Zonja Gjonaj ia atribuoi këtë sukses në spastrimin e administratës nga punonjësit abuzivë bashkëpunimit me qytetarëve përmes Platformës për Bashkëqeverisjen.

Ministrja nuk i përmendi emrat e të shkarkuarëve por vetëm funksionet e tyre. Mes tyre ishte edhe drejtori i drejtorisë rajonale të Aluiznit, pra Zotin Egon Velaj, të cilin ministrja e akuzoi për legalizimin e paligjshëm të një objekti.

Deklarimi i saj u transmetua drejtpërdrejt nga ERTV dhe u shpërnda me bujë nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mbi këtë akuzë publike të ministres, prokuroria nisi hetimin e 6 personave, midis të cilëve edhe të Zotit Egon Velaj. Në shkurt të këtij viti, prokurori Anton Pali deklaroi se është provuar se grupi ka kryer  “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg.

Gjykata do të vendosë nesër më 23 tetor.

Por pavarësisht se e kishte shkarkuar, pavarësisht hetimit, pavarësisht akuzës zyrtare të prokurorisë që pritet të vendoset nga gjykata, Ministrja e Drejtësisë e ka deklaruar të përshtatshëm Zotin Velaj për të drejtuar burgje.

Më datën 11 shtator, ministrja botoi në faqen e saj zyrtare ‘listën e kandidatëve për drejtues, të cilët kualifikohen për fazën e testimit me shkrim, pas verifikimit të kritereve ligjore të parashikuara’, mes tyre është edhe i pandehuri Velaj.

https://drejtesia.gov.al/newsroom/lajme-flash/lista-kandidateve-per-drejtues-te-ievp-ve-te-cilet-kualifikohen-per-ne-fazen-e-testimit-me-shkrim-pas-verifikimit-te-kritereve-ligjore-te-parashikuara-2/’, 

Nuk dihet se si Zoti Velaj i shpëtoi vlerësimit të kritereve ligjore, duke qënë i akuzuar në një proces penal, por tashmë dihet se ai e ka kaluar me sukses provimin me shkrim.

Pesë ditë më parë ai u emërua drejtor i burgut të Vlorës, rreth një vit e gjysëm pasi u shkarkua nga e njejta ministre për abuzim me detyrën.

Ky rast tregon se shkarkimet e bujshme të drejtuesve të institucioneve, veçanërisht shkarkimet kolektive, në bazë të ankesave dërguar së ashtuquajturëas “platformë e bashkëqeverisjes”, janë vetëm një shfaqje propagandistike.

Në të vërtetë të gjithë drejtuesit në institucionet publike janë militantë partiakë, të cilët shkarkohen me bujë nga një post, por shpërblehen duke i riemëruar në heshtje në të tjera funksione.

Por rasti në fjalë ngre një pikëpyetje edhe më të madhe mbi kapjen e sistemit të drejtësisë nga qeveria.

Sepse lind pyetja: A mund të presim dënimin e Zotit Velaj nga gjykata, në një kohë që ai sapo është ngarkuar nga Ministrja e Drejtësisë drejtor i rëndësishëm në sistemin e burgjeve?

Kjo pyetje do të marrë përgjigje nesër kur gjykata do të shpallë, siç pritet, vendimin në lidhje me akuzat e prokurorisë për Zotin Egon Velaj dhe punonjësit e tjerë të ALUIZN-it Vlorë.

Nga Rezearta Çaushaj - Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti24/10/2019 19:16

Bejini nje pyetje Ministres se ne pronesi te kujt ishte makina tip Mercedes-Benz qe perdor Ministrja para se ta blinte Ministria e Drejtesise?????

Vlonjati24/10/2019 04:47

Ky plehre e bir plehre e spiuni, tallej me hallin e qyqareve qe shpresonin te benin me letra nje banese minimale. Nga ana tjeter zhvaste trafikantet me pushtet e me para, duke legalizuar hotelet luksoze te tyre,aty ku smund te legalizoheshin kurre. Ky fshatar e injorant,trashegimtar i injorances familjare te trasheguar,me sy te verbuar nga fodulleku dhe shpirt te erresuar nga e keqja, trashi zverkun e tij me hallin e shprespakeve. Mallkuar o rrace hajdutesh. Pa palce e shtylle kurrizore. Rrofte Rilindja per ju o te urryer! ????

vera23/10/2019 00:56

1.Kryetari i Gjykates ?(ne pritje te tij). 2.Ministrja Gjonaj ?( c,do ndodhe me te?).3.Egon Velaj (cfare do perjetoje?).

Daj Jaku22/10/2019 21:17

Kjo ka qenë mënyra e "luftës kundër korrupsionit" e "rishkjerdhjes", kur kompromentohen keq i shkarkon, por ama i ngarkon në vënde të tjera për të vazhduar vjedhjet, sepse ky është sistemi piramidal i vjedhjeve dhe i rishpërndarjes të "plaçkës", në majë të të cilës qëndron E Drama. A ju kujtohet kur "shkarkoi" saje qorrin nga ministër i kanabisit, menjëherë e ngarkoi si kryetar fushate zgjedhore në Tiranë. E bëri me Damixhanin, me Ben Ahmetajn, me Spjerdhopallën, me atë xhuxhin Prejleshi të Korçës e plot të tjerë. Hajdutët dhe kriminelët e kolauduar nuk largohen kurrë nga sistemi i grabitjes, ndërrojnë vetëm pozicionet, ndërkohë mekanizmi vazhdon pandalur prodhimin e miliardave në favor të E Dramës. Larg qoftë të ndalojë mekanizmi, atëherë këputen kokat.

Shqiptari22/10/2019 19:35

Pse i bini ne qafe bukuranes ministre!?? Ajo ndrin si yll! Ajo e shkreta vetem emrin ka ministre. Gezon ato udhetimet lluksoze me parate tona varavingo neper bote, sepse per te tjerat as qe e pjerdh fare gjatoshi, mjekerroshi, sarahoshi, palloshi Kryemnister!!!! Seriozisht e keni qe i ka shkarkuar dhe i ka emeruar ajo keta kriminelet e Rilindjes??!!!! Po kush e pjerdh ate te shkreten!!!!! Mos i bini kot ne qafe!!! Ne nuk kemi as ministra, as ministre, as zv/ministra e as zv/ministre, as drejtore e as drejtoresha, as kryetar bashkish e as kryetare, por vetem murgjer dhe murgesha, pula dhe dele, burra te tredhur. Por kemi vetem NJE, Ai i heq e i ve, ai ua heq dhe ua ve!!! Ai eshte perendia e Ripjerdhesve!!! Ata as ne hale per te bere shurren nuk shkojne pa lejen e tij. Ata e bejne shurren ne breke po nuk u dha leje Shefi i Madh!!! Ata jane kthyer si dikur antaret e KQ te PPSH dhe te Byrose Politike perpara Enver Hoxhes! Mburrnin, duartrokisnin dhe brohorisnin udheheqesin e madh dhe arritjet e tij te papara ne krahasim me 1938 dhe shanin e shfrynin armiqte e brendshem dhe te jashtem te partise, Shqiperise dhe te popullit shqiptar! Kush nuk e ka arritur Enverin apo kush nuk e imagjinon ate regjim gjakatar dhe kriminal, ja tek e keni sot. Enveri u ngjall!!! Por kete radhe edhe me mbeshtetjen e disa ndyresirave ne BE dhe SHBA!!!

Nastradini22/10/2019 19:08

Nje ruge e dy pune. Edhe drejtor burgu dhe ben burgun me kete rast

Qazimi22/10/2019 19:04

Kto gjera ndodhin vetem nen udheheqen e Edi Rames

Shto koment

Denonco