‘Andi Bejtja ka të drejtë’, Manjani: Albin Kurti do sjellë trazira edhe në Shqipëri

‘Andi Bejtja ka të drejtë’, Manjani: Albin Kurti do sjellë trazira edhe në Shqipëri

15:07, 22/10/2019

Zgjedhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës, dhe ajo çka do të pasojë, ka shkatuar një valë reagimesh në Prishtinë dhe në Tiranë.

Për analistin Andi Bejtja Kurti është një shembull që duhet të ndiqet edhe në Shqipëri, pasi një Albin Kurt do të duhej dhe në krye të Shqipërisë.

Këtyre debateve iu është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili thotë se fitorja e Albinit dhe e Vjosës nuk duhet paragjykuar, dhe koha do të vlerësojë se çfarë ata do të jenë të aftë të bëjnë.

Postimi i plotë i Manjanit: 

Andi Bejtja ka të drejtë!

Albin Kurti do sjellë trazira në politikën e estabishmentit të deri sotëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Fitorja e Albinit, por edhe e Vjosa Osmani është në fakt fund i establishmentit të të fortëve e ustallarëve që në emër të së shkuarës i ranë në top të karadakut të sotmes e të ardhmes së shqiptarëve.

Fitorja e tyre tregon se të shkuarës i ka ardhë fundi.

Etiketimet në avancë, pa iu dhënë shancin të ulen në karriket e qeverisë, janë shprehje e mllefit të së shkuarës.

Albinit, Vjollcës dhe ekipit të tyre duhet tu urojmë SUKSESE!

Do kemi kohë ti vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari22/10/2019 17:12

Po ka futur turinjte Sorosi era mut ka per te ardhur edhe Albini.

Leka 22/10/2019 16:03

Është vegjël në duart e famëkeqit George dhe Alex Soros. Çuditërisht askush nuk i bënë këtë pyetje. Ndoshta edhe nuk e dinë këtë të vërtetë të keqe. Mjafton të klikosh në internet dhe do gjesh të dhëna ku vërtetojnë këtë fakt.

t22/10/2019 15:59

E ka vertetu gjithe historia jone se çfare liderash leshi ka nxjerre ky vend

Shto koment

Denonco