Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Ka bërë gjëra ilegale duke qenë legal’/ Çfarë thotë Albin Kurti për Thaçin, Berishën dhe Hoxhën

‘Ka bërë gjëra ilegale duke qenë legal’/ Çfarë thotë Albin Kurti për Thaçin, Berishën dhe Hoxhën

22:12, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i ri i Kosovës. Albin Kurti ka folur për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv edhe për disa nga figurat kryesore të politikës së djeshme dhe të sotme.

Për Hashim Thaçin, Kurti tha se nuk ka respekt që gjërat ilegale që Presidenti aktual i Kosovës ka bërë duke qenë legal, ndërkohë që nuk i heq meritat për punët që ka bërë kur ky i fundit ka qenë ilegal, duke iu referuar kontributtit të këtij të fundit me UÇK-në.

‘Ka një plagjaturë në këtë kuptim përsa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve. Nuk e kam akuzuar për tradhti Presidentin e Kosovës. Unë kam thënë që ka më shumë një qasje kolaboracionisti. Tradhtia është bërë më herët. Nuk mbrohet integriteti territorial nëse nuk ke dinjitet. Presidenti i Kosovës ka një shans unik të ma jap mandatin. Siç u tërhoq nga kryeministër ta bëjë edhe si President. Si ilegal kishte merita. Kur ka bërë gjëra ilegale kur ishte legal nuk kam respekt...”

Lidhur mbi figurën e Sali Berishës, Kurti u shpreh shkurt se nuk donte të ndalej në të tilla gjykime, por te tema.

‘Nuk do kisha hy në ksi lloj gjykimesh. Për mua janë të rëndësishme temat’

Lidhur mbi figurën e Enver Hoxhës, Kurti e quajti atë një diktator të tmerrshëm.

‘Gjykimi nuk i ndodhi atij por të shoqës. Ai ishte diktator i egër i cili e çoi duke e izoluar Shqipërinë. Kjo është jo vetëm për tu ardhur keq por edhe për pikëlluar. Me Kosovën ka mundur të bëjë shumë më tepër por edhe rrethanat nuk kanë qenë te lehta. Pas shkuarjes së atij regjimi, tash unë nuk mund të jem i kënaqur me rolin inferior që Shqipëria ka ndaj Serbisë. Ka shumë mundësi të shkuara dëm’-tha Kurti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco