Albin Kurti për ‘Çim Peka Live’/ Përse ndryshoi qasje në opozitë dhe kush do i udhëheqë negociatat me Serbinë

Albin Kurti për ‘Çim Peka Live’/ Përse ndryshoi qasje në opozitë dhe kush do i udhëheqë negociatat me Serbinë

21:16, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv duke komentuar fitoren në zgjedhjet e fundit, foli edhe për udhëheqjen e negociatave me Serbinë dhe ndryshimin e Albin Kurtit në dy vitet e fundit në opozitë nga aksionet radikale te qëndrimet më të zbutura.

A ka meritë Ramush Haradinaj për kalimin e partive të luftës në opozitë?

Ata kanë qenë bashkë deri sa e kishin pushtetin po pastaj filluan të acarohen me njëri tjetrin. Këtu ishte edhe çështja e shkëmbimit të territorebe, edhe ajo ka pasur erolin e vet

Dy vitet më të qeta të Albin Kurtit në opozitë me Vetëvendosjen kanë qenë 2017-2019/ Pas kësaj jeni fitues. E prisnit? Kishit arsye që bëtë opozitë më të tërhequr?

Nuk e di. Nuk besoj, Në dy vitet bashkë me LDK ishim në opozitë dhe i kishim numrat e nevojshëm. Nuk kishte nevojë për radikalizim, për aksione direkte. Dhe ne bëmë një protestë më 29 shtator të vitit të kaluar. Ishte një nga protestat më të mëdha që ka njohur Kosova që nga shpallja Republikë me moton ‘Një popull nuk i nështrohet një njeriu por është në mbrojtje të Republikës.

Ajo u shndrrua në qeveri të pakinës. Aksioniet nuk ishin më të nevojshme.

Jeni shprehur se ju do ti udhëhiqni negociatat me Serbinë.

Vendimi i Gjykatës Kushettuese para disa mujash dhe Kushetuta e Kosovës, karakteri e përkufizon qartë se udhëhëqësi i negociatave me Serbinë duhet të jetë kryeministri i ri i Kosovës me ekipin e tij. Aty do të jenë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës si edhe ekspertë profesionistë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco