Diplomati i njohur shqiptar 'kryqëzon' Knut Fleckenstein: Gënjyet BE-në

Diplomati i njohur shqiptar 'kryqëzon' Knut Fleckenstein: Gënjyet BE-në

18:22, 21/10/2019
A+ Aa A-

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka ‘kryqëzuar’ ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein në lidhje me deklaratat e tij për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

‘Çfarë turpi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë plotësuar kushtet, por BE-ja nuk ka njohur asnjë arritje. Ky është një vendim kundër PE-së dhe Komisionit Europian. Dhe kjo ndodh pasi disa qeveri janë të dobëta për të mposhtur ekstremin e djathtë. Edi Rama dhe Zoran Zaev, mbështetuni tek ne, ne nuk heqim dorë nga mbështetja ndaj jush në rrugën evropiane. Progresivët PES_PSE’, shkruan Fleckenstein në Twitterin e tij.

Por këtij mesazhi i është përgjigjur Mal Berisha.

‘Knut mos bëj si i surprizuar. Ju nuk keni treguar asnjëherë të vërtetën në Bruksel, për korrupsionin në Shqipëri. Ju jeni përgjegjës për fshehjen e të vërtetës dhe jeni bashkëpunëtor në këtë dështim. Mos u përpiq të lash duart e tua të pista’, shkruan në njërin prej mesazheve Berisha.

Në një tjetër mesazh, ish-ambasadori Berisha shkruan:

‘Ju nuk folët asnjëherë për kanabizimin e Shqipërisë, krimin e organizuar, blerjen e votave, PPP-të, oligarkët dhe largimin e mijëra shqiptarëve që nuk kanë mundësi të jetojnë në Shqipëri. Përkundrazi, ju luajtët me inteligjencën e tyre, duke u thënë se gjithçka është ok’, shkruan Mal Berisha.

Me poshte, debati i zhvilluar ne Twitter:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz21/10/2019 20:28

    Pusho o Knut, boll hongre mut! Ti o shoku Han, han mut e han dhe e gjith lukunia juaj o Sorrosiane, te ngopur skane!

    Shqiptari21/10/2019 19:11

    Knut ndyresira dhe te gjithe ndyresirat e BE dhe KE qe ishin deri tani, nuk eshte vetem bashkepunetore ne deshtim, por ishin edhe bashkepuntore ne nje krim te tmerrshem kombetar per popullin shqiptar. Erdhen shume here ne Shqiperi, i pane te gjitha krimet qe ben Rama, moren para sa u denden, u shebyen me femra dhe kurva sa u shqepen, hangren dhe pine si Ducja sa plasen per deklaratat e tyre mafioze dhe mashtruese. BE, PE dhe KE duhet te ngreje urgjentisht nje komision hetimor per te gjithe ata sorosiane qe derguan ne Shqiperi me parate e taksapaguesve Evropiane dhe mashtruan poshtersisht e po mashtrojne te gjithe dynjane!!! Edhe ne BE ka maskarenj sa te duash!!!!

    Shto koment

    Denonco