Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Detajet/ Thirret në Hagë ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së

Detajet/ Thirret në Hagë ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së

18:05, 21/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Hagës i ka çuar fletëthirrje për tu paraqitur Azem Sylës, një nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë edhe Komandant i Përgjithshëm i saj.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express, nga avokati i Sylës, Besnik Berisha.

 “Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur nëse ka ardhur një ftesë nga Haga për Azem Sylën.

Ndërkohë që po sot ka pasur edhe një ftesë nga Specialja për  ish-eprorin e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.

Ai është ftuar nga Tribunali Special në cilësinë e dëshmitarit  dhe do të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë. Miftari i është përgjigjur pozitivisht. Ai ka deklaruar se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.

“Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at kohë”, ka shkruar Miftari.

Ndërkaq vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish-komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri tani, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco