Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar

15:18, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozites Lulzim basha i është përgjigjur menjëherë kreut te qeverisë Rama, i cili gjate mesdites deklaroi se nuk kishte pse jepjte doreheqjen. dhe

Nëpërmjet një mesazhi ne Twitter, Basha i shkruan Rames: 'Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar'.

Ja pergjigja e Lulzim Bashës per Edi Ramen:

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

Kujt do t'ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t'ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t'ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco