Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

 Abuzo, vrit, skllavëro dhe ...Rama e licenson sërish firmën ku u vra Ardit Gjoklaj!

Abuzo, vrit, skllavëro dhe ...Rama e licenson sërish firmën ku u vra Ardit Gjoklaj!

13:11, 21/10/2019
A+ Aa A-

“Licensohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë!” Këtë denoncim të fortë ka bërë sot, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, në rrjetet sociale, të provuar me dokumenta:  “Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen”, shprehet ajo.

“Në muajin prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë “Alb Tech Plast” sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre – vëren zëdhënësja e PD.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja.

    Në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik .

    Në investigimet e medias doli qartë që në landfill shfrytëzoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 gusht 2016: Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e landfillit nga ekskavatori i kompanisë “3R” sh.p.k..Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka licensuar përsëri në të njëjtën fushë veprimatarie.

    Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me Rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz21/10/2019 14:01

    Lali Dhjeri pedofili, vrases me pagese qe paguhet nga taksat e qytetareve te Tiranes! Lali Dhjeri te QR!

    Shto koment

    Denonco