Kreu i opozitës Basha, deklaratë të rëndësishme nga selia blu

Kreu i opozitës Basha, deklaratë të rëndësishme nga selia blu

10:00, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha do të ketë një konferencë të rëndësishme paraditen e sotme nga selia e PD-së.

Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se kryedemokrati Basha do të ketë një dalje publike për mediat në orën 11:00.

Burimet thanë se në këtë konferencë, Basha do të ketë një deklaratë shumë të rëndësishme për krizën politike që po kalon Shqipëria.

Konferencën e rëndësishme të kreut të PD-së Lulzim Basha mund ta ndiqni LIVE në SYRI TV dhe SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2019 10:17

Dil sa te duash e kur te duash aty tek foltorja e PD e fol gjithe diten e gjithe naten! Po te isha aty si gazetar apo si qytetar vetem 2 pyetje do te beja: 1. A mund te na thoni se si do te ike Rama perpara 30 qershorit 2021? 2. Cilin sistem zgjedhor propozon PD dhe Opozita e Bashkuar? Me sa po duket ai doreheqjen burrerore as qe e pranon e as e imagjinon kurre! Si do ta refuzojme regjimin e Rames? Si do ta permbysim regjimin e Rilindjes? Me protesta paqesore, me tullumbace apo fenere me drite dhe me thirrjet, çjerrjet RAMA IK! poshte zyres se tij, Rama nuk iken kurre! Le te mblidhni neper sheshe jo 100 apo 200 mije njerez nga e gjithe Shqiperia, por edhe 500 mije, ai nuk leviz paqesisht! Si do te rrezohet Rama? Duke i bere thirrje ne fb, neper portale, neper foltoret e PD e LSI, neper konferencat e shtypit te opozites se bashkuar apo duke qare e duke u lutur neper kancelarite e BE dhe SHBA, "Aman, hajdeni na e hiqni juve!" Apo duke i thene e duke iu lutur çdo dite e çdo nate burracakut e deshtakut: Behu burre si Ramushi, si Zaevi, si Ciprasi, si Kurtz apo si Salvini dhe mos e mba peng nje kope delesh te urta siç jemi ne!!!! Por ai me banden e tij RILINDJA, kane bere aq zullume, aq te zeza, aq hajdutlleqe e maskaralleqe dhe aq krime, sa qe te vetmin shpetim kane pushtetin, qe po e mbajne me thonjte e tyre te piset e te gjakosur! He pra, Opozite e Bashkuar, si do ta rrezoni kete diktator te ri? Asnje force politike nuk po e thote qarte, hapur dhe troç: Me cilin sistem zgjedhor jane dakord? Me sa po duket, asnjera prej tyre nuk e do kurre sistemin zgjedhor proporcional kombetar me lista te hapura. Ashtu sic e beri Italia, e cila nxori fituese forcen e re politike "5 Yjet", si Greqia qe nxori Ciprasin, si Austria qe nxori Kurtz, si Kanadaja qe nxori Trudo, si Kosova qe nxori VV dhe Albinin, si fqinji lindor qe nxori Zaev. Sepse ky sistem zgjedhor i largon perfundimisht fytyrat dhe surretet e vjeteruar dhe te korruptuar te politikes tone anadollake 30 vjeçare, dhe i hap rrugen njerezve te rinj, te ndershem, dinjitoz ashtu si Albini, per ta drejtuar vendin e per ta çuar me dinjitet dhe jo si lypsar drejt BE!

Shto koment

Denonco