Pas Edi Ramës, Agnesa Vuthaj e ‘dashuruar’ me poezitë e Andi Bejtes

Pas Edi Ramës, Agnesa Vuthaj e ‘dashuruar’ me poezitë e Andi Bejtes

22:43, 20/10/2019
A+ Aa A-

Andi Bejtja njihet në publik si gazetar dhe analist, por përpos kësaj, ai është edhe një poet po aq i talentuar sa edhe analizat e tij politike.

Madje, poezitë e tij preferohen edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, gjë e pranuar publikisht nga ky i fundit.

Por përveç kreut të qeverisë, edhe ish missi i njohur, Agnesa Vuthaj, duket po aq "e dashuruar" me poezitë e Bejtjes.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet një prej poezive të analistit të njohur, me titullin “Terapisti”.

Image

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama u pyet nga moderatori Arian Çani për të përcaktuar një sërë gazetarësh dhe analistësh nëse janë ose jo pjesë e asaj që ai e quan “Kazan”.

Të parin në listë Çani shfaqi portretin e Andi Bejtes.

Ndërkohë që moderatori priste se si e karakterizonte Rama gazetarin, përgjigjja e tij ishte: “Andi Bejtja ka shkruar 1 nga 10 poezitë më të bukura të shqipes”.

Ja poezia e Bejtjes, shumë e preferuar e Ramës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco