'Mesazhi i Europës për shqiptarët/ Me Ramën e kanë mbyllur! As e dëgjojnë, as i dëgjon më'

'Mesazhi i Europës për shqiptarët/ Me Ramën e kanë mbyllur! As e dëgjojnë, as i dëgjon më'

21:40, 20/10/2019
A+ Aa A-

“Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve, me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!”

Kështu shprehet ish deputeti demokrat Ervin Salianji.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se, shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mungesës së sundimit të ligjit, mosndeshkueshmerisë etj.

“Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet”, shkruan ndër të tjera ish deputeti i PD.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve, me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!

Mesazhi i përsëritur që japin vendet e Bashkimit Europian me moshapjen e negociatave është një mesazh që i drejtohet qytetarêve shqiptarë. “Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet.

Prej vitesh vendet e BE po flasin me të vetmin mekanizëm që kanë në dorë, në mënyre te drejtperdrejte diku dhe diku me gjuhe diplomatike po i japin mesazh qytetarëve që të ndërrojnë qeverinë. Europinatët e duan Shqipërinë dhe qytetaret e saj por jo qeverinë!

Duhet theksuar që Rama po refuzohet nga qeveritë e majta si qeveritë e Spanjës, Danimarkês, Francës etj, mbështetja për shqiptarët ka ardhur ka partitë simotra të PDSh falë lobimit, kontakteve dhe qëndrimit të PD se hapja e negociatave do ta kushtëzonte më shumë qeverinë nëpërmjet monitorimit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2019 09:31

Dakord! Por a mund te na thoni se si do te ike Rama perpara 30 qershorit 2021? Me sa po duket ai doreheqjen as qe e imagjinon kurre! Me protesta paqesore, me tullumbace apo fenere me drite dhe me thirrjet, çjerrjet RAMA IK! poshte zyres se tij, Rama nuk iken kurre! Le te mblidhni neper sheshe jo 100 apo 200 mije njerez nga e gjithe Shqiperia, por edhe 500 mije, ai nuk leviz paqesisht! Si do te rrezohet Rama? Duke i bere thirrje ne fb, neper portale, neper foltoret e PD e LSI, neper konferencat e shtypit te opozites se bashkuar apo duke qare e duke u lutur neper kancelarite e BE dhe SHBA, "Aman, hajdeni na e hiqni juve!" Apo duke i thene e duke iu lutur çdo dite e çdo nate burracakut e deshtakut: Behu burre si Ramushi, si Zaevi, si Ciprasi, si Kurtz apo si Salvini dhe mos e mba peng nje kope delesh te urta siç jemi ne!!!! Por ai me banden e tij RILINDJA, kane bere aq zullume, aq te zeza, aq hajdutlleqe e maskaralleqe dhe aq krime, sa qe te vetmin shpetim kane pushtetin, qe po e mbajne me thonjte e tyre te piset e te gjakosur! He pra, Opozite e Bashkuar, si do ta rrezoni kete diktator te ri?

Shto koment

Denonco