Vasili: Bravo Zaev! Leksion demokracie e atdhedashurie për të gjithë

Vasili: Bravo Zaev! Leksion demokracie e atdhedashurie për të gjithë

21:30, 20/10/2019
A+ Aa A-

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, vijnë reagimet e para edhe nga politika në Tiranë.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, përgëzon kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Sipas Vasilit, Zaev i dha një leksion të vërtetë demokracie dhe atdhedashurie të  gjithëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Bravo Zoran Zaev!!

Zaev vendosi!

Maqedonia ne 12 Prill shkon ne zgjedhje te parakohshme.

Ne janar opozita merr drejtimin e Ministrise se Brendshme.

Zaev i dha nje Leksion te vertete demokracie dhe atdhedashurie te gjitheve.

Faqe e bardhe per Zaev,qe vuri atdheun mbi gjthçka

Faqe e zeze per kryeministrin zvarranik Edi Rama, qe vazhdon turperisht ne karrige pasi jo vetem qe la Shqiperine pa Negociata, por qe ai shkaku i vetem qe Maqedonia e Veriut nuk i hapi negociatat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2019 09:33

Po, po: Bravo Zaevi! Po JU? Opozita e Bashkuar? A mund te na thoni se si do te ike Rama perpara 30 qershorit 2021? Me sa po duket ai doreheqjen as qe e imagjinon kurre! Me protesta paqesore, me tullumbace apo fenere me drite dhe me thirrjet, çjerrjet RAMA IK! poshte zyres se tij, Rama nuk iken kurre! Le te mblidhni neper sheshe jo 100 apo 200 mije njerez nga e gjithe Shqiperia, por edhe 500 mije, ai nuk leviz paqesisht! Si do te rrezohet Rama? Duke i bere thirrje ne fb, neper portale, neper foltoret e PD e LSI, neper konferencat e shtypit te opozites se bashkuar apo duke qare e duke u lutur neper kancelarite e BE dhe SHBA, "Aman, hajdeni na e hiqni juve!" Apo duke i thene e duke iu lutur çdo dite e çdo nate burracakut e deshtakut: Behu burre si Ramushi, si Zaevi, si Ciprasi, si Kurtz apo si Salvini dhe mos e mba peng nje kope delesh te urta siç jemi ne!!!! Por ai me banden e tij RILINDJA, kane bere aq zullume, aq te zeza, aq hajdutlleqe e maskaralleqe dhe aq krime, sa qe te vetmin shpetim kane pushtetin, qe po e mbajne me thonjte e tyre te piset e te gjakosur! He pra, Opozite e Bashkuar, si do ta rrezoni kete diktator te ri?

Shto koment

Denonco