Vendoset data/ Ja kur shkon Maqedonia e Veriut në zgjedhje

Vendoset data/ Ja kur shkon Maqedonia e Veriut në zgjedhje

20:54, 20/10/2019
A+ Aa A-

Është vendosur data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Shkupit, në takimin e sotëm me presidentin Stavo Pendarovski, liderët politikë janë dakordësuar që 12 prilli 2020 të jetë datë votimesh në shtetin fqinj.

Raportohet gjithashtu se, kryeministri Zoran Zaev do të japë dorëheqjen dhe në krye të qeverisë teknike pritet të jetë Oliver Spasovski.

Spasovski mban aktualisht postin e ministrit të brendshëm dhe atë të sekretarit të përgjithshëm të LSDM.

Këto zhvillime vijnë pas dështimit të Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco