VIDEO/ Rama u refuzua, refuzojeni Ramën

VIDEO/ Rama u refuzua, refuzojeni Ramën

19:50, 20/10/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike, nëpërmjet një videomesazhi, kërkon largimin një orë e më parë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij duke kërkuar të gjithë shqiptarët të bashkohen për të refuzuar Edi Ramën.

Në video janë mesazhet kryesore që tregojnë se BE refuzoi Edi Ramën, qeverinë dhe politikën e tij të lidhur me krimin.

Sipas PD, Europa nuk refuzoi shqiptarët, por mos hapja e negociatave është refuzim i Europës për Ramën dhe ai duhet të marrë të gjithë përgjegjësitë e këtij dështimi duke u larguar.

Videomesazhi përcjell edhe mesazhin e kreut të opozitës Lulzim Basha, se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos e bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

PD e konsideron Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë vendim për shkak të keqqeverisjes, vjedhjes së zgjedhjeve, mosfunksioninit të drejtësisë dhe mbrojtjes së atyre që kanë vjedhur zgjedhjet.

Për Partinë Demokratike, vendimi për të mos hapur negociatat është dështim personal i Edi Ramës, prandaj ai duhet të largohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2019 10:11

Dakord Profesor! Por a mund te na thoni se si do te ike Rama perpara 30 qershorit 2021? Me sa po duket ai doreheqjen as qe e imagjinon kurre! Si do ta refuzojme? Me protesta paqesore, me tullumbace apo fenere me drite dhe me thirrjet, çjerrjet RAMA IK! poshte zyres se tij, Rama nuk iken kurre! Le te mblidhni neper sheshe jo 100 apo 200 mije njerez nga e gjithe Shqiperia, por edhe 500 mije, ai nuk leviz paqesisht! Si do te rrezohet Rama? Duke i bere thirrje ne fb, neper portale, neper foltoret e PD e LSI, neper konferencat e shtypit te opozites se bashkuar apo duke qare e duke u lutur neper kancelarite e BE dhe SHBA, "Aman, hajdeni na e hiqni juve!" Apo duke i thene e duke iu lutur çdo dite e çdo nate burracakut e deshtakut: Behu burre si Ramushi, si Zaevi, si Ciprasi, si Kurtz apo si Salvini dhe mos e mba peng nje kope delesh te urta siç jemi ne!!!! Por ai me banden e tij RILINDJA, kane bere aq zullume, aq te zeza, aq hajdutlleqe e maskaralleqe dhe aq krime, sa qe te vetmin shpetim kane pushtetin, qe po e mbajne me thonjte e tyre te piset e te gjakosur! He pra, Opozite e Bashkuar, si do ta rrezoni kete diktator te ri? Asnje force politike nuk po e thote qarte, hapur dhe troç: Me cilin sistem zgjedhor jane dakord? Me sa po duket, asnjera prej tyre nuk e do kurre sistemin zgjedhor proporcional kombetar me lista te hapura. Ashtu sic e beri Italia, e cila nxori fituese forcen e re politike "5 Yjet", si Greqia qe nxori Ciprasin, si Austria qe nxori Kurtz, si Kanadaja qe nxori Trudo, si Kosova qe nxori VV dhe Albinin, si fqinji lindor qe nxori Zaev. Sepse ky sistem zgjedhor i largon perfundimisht fytyrat dhe surretet e vjeteruar dhe te korruptuar te politikes tone anadollake 30 vjeçare, dhe i hap rrugen njerezve te rinj, te ndershem, dinjitoz ashtu si Albini, per ta drejtuar vendin e per ta çuar me dinjitet dhe jo si lypsar drejt BE!

Shqiptari20/10/2019 21:36

A mund te na thote PD se si mund ta rrezoje Ramen perpara 30 qershorit 2021?? A mund te na thote PD se cfare sistemi zgjedhor do te vendose per zgjedhjet e parakoheshme parlamentare? Apo perseri me lista te mbyllura? Luli i pari dhe te tjeret radhe sipas qejfit dhe interesit te Lulit?

t20/10/2019 20:16

Prit gomar sa te mbije bar ne surel

Shto koment

Denonco