Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Rama pranon video-përgjimet/ Nuk paditi kurrë gazetën ‘Bild’

Rama pranon video-përgjimet/ Nuk paditi kurrë gazetën ‘Bild’

12:43, 20/10/2019
A+ Aa A-

Në muajin qershor Kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetën Bild dhe gazetarin e saj, Peter Tiede, në Gjermani për botimin e përgjimeve që tregonin përfshirjen e drejtuesve të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërkohë prokuroria shqiptare nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush mund t’i kishte rrjedhur përgjimet e dosjes hetimore, me qëllim për të theksua faktin se nxjerrja e provave hetimore ishte krim i rëndë.

Kanë kaluar katër muaj, por nuk ka patur asnjë lajm se çfarë ka ndodhur me padinë e zotit Rama ndaj Bild.

Për të mësuar mbi ecurinë e saj, Exit.al bashkëpunoi me një avokat gjerman, Nils Bruckhuisen, përmes të cilit u përpoqëm të kuptonim akuzat e mundshme që Zoti Rama mund të kishte ngritur ndaj Bild dhe Zotit Tiede, bazuar mbi ligjet gjermane, por edhe për të peshuar gjasat e fitimit të një çështjeje të tillë.

Në një artikull vlerësues që ne botuam, bazuar në arsyetimet e Zoti Buckuisner, mbas vlerësimit të fakteve të bëra publike deri tani, arritëm në përfundimin se padia e Zoti Rama ndaj Bild, qoftë civile apo penale, ka pak gjasa të jetë e suksesshme.

Por, spekulimeve të Exit.al mbi meritat e mundshme të padisë, i dha fund Zoti Tiede, i cili pasi lexoi artikullin tonë na informoi:

‘Nuk ka padi. Pati një letër. Asgjë më tepër. As padi, asgjë!’

Zoti Tiede i referohet një letre të dërguar në muajin gusht nga përfaqësuesit e Kryeministrit Rama, që sikurse e kemi raportuar më parë, është injoruar nga Bild.

Me gjasë, në këtë letër avokatët e Zoti Rama kanë pretenduar se Bild ka shtrembëruar faktet me botimin e audiopërgjimeve dhe kanë kërkuar botimin e një përgënjeshtrimi nga ana e saj apo më pak gjasa, një dëmshpërblim, për ta zgjidhur çështjen ‘me mirëkuptim’ midis palëve.

Normalisht, kur letra të tilla shpërfillen, ato pasohen nga një padi.

Por kjo nuk ka ndodhur ende. Pavarësisht kërcënimeve dhe mburrjes publike, Kryeministri Rama nuk e ka paditur kurrë gazetën Bild dhe Peter Tieden në gjykatat gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Re bo20/10/2019 16:38

Mire, mirepor a iu shkon ne mendje pse nuk u botuan pergjime te tjera tek gazeta Bild? Gojet e liga duan te thone qe edhe kete gazete e kea kaparosur!? Ky nheri eshte bere vertet i rrezikshem. Kush do ta ndale?

Arberi 20/10/2019 16:16

Ska bythe te kruhet me gjermanet e din se cfare i ndodh. Miu e ndjen termetin perpara dhe del nga gropa, dhe ky Miu haleve ky miu zgjebosur qe u pasurua duke grabit shqiptaret nuk ka bythe se eshte i zhytur ne mut.

Tani20/10/2019 15:37

Po RAM leshi ska byth te padit gazetaret Gjermane, ndersa keta tanet i Ka blé osé i Ka tremb me forma te ndrysheme.

vera20/10/2019 13:40

heee,po pooo, e njef, derrasen e kalbet, Rama.

Shto koment

Denonco