Negociatat/ Mehmetaj dyshes Rama-Cakaj: Dorëheqja është pak, duhet të përgjigjeni para ligjit

Negociatat/ Mehmetaj dyshes Rama-Cakaj: Dorëheqja është pak, duhet të përgjigjeni para ligjit

23:14, 19/10/2019
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të ministrit në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili hoqi çdo përgjegjësi nga qeveria për dështimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi në Facebook, ish-deputetja e Opozitës shprehet ndër të tjera se, dorëheqja për të dhe kryeministrin Edi Rama është pak, pasi sipas saj, duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Në momentin që pash lajmërimin për konferencën e shtypit të Zëvendësit, Z.Caka, mendova se KM e kishte planifikuar “kurbanin” e rradhës e në vend të tij do kishte detyruar zëvendësin të dorëhiqej.

Por jo!

Pas një përpjekjeje shumë të vështirë për të kuptuar çfarë donte të thoshte Z.Caka (dhe vetëkuptohet se vështirësia nuk vinte nga dialekti) gjatë konferencës së shtypit, dola në 3 përfundime:

1- Me këtë nivel të dobët diplomacie, Shqipëria edhe sikur te ishte e zhvilluar sa Zvicra, nuk do ja dilte të avanconte në proceset integruese.

2-Si rrjedhojë e naivitetit apo porosisë, Zëvendësi Caka vazhdoi të përsërisë dogmat dëshpëruese të Ramës se krimi, azilkërkuesit, abuzimi me pushtetin dhe autokracia në Shqipëri janë bishta që i përdorkërka Macron për të fituar vota në Francë 

3- Se Edi Rama, Zëvendësi e ministrat e qeverisë, nuk kanë përse të largohen se nuk kanë premtuar ndonjëherë hapjen e negociatave (kujtoj këtu deklaratën publike të 2018 ku Rama tha se negociatat janë hapur e kemi marrë datën e fillimit të punës).

Tani, nëse e marrim të mirëqenë se ata nuk kanë premtuar çeljen e negociatave, a mos vallë kanë premtuar diku MiniSchengen-in Ballkanit pa Kosovën e Malin e Zi, njësoj si kishin premtuar ndarjen e Kosovës? Dhe mbi të gjitha kujt ja kanë bërë këtë premtin e çfarë fitojnë nga trazirat që mund të krijohen në rajon si rrjedhojë e realizimit të këtyre premtimeve?

Dorëheqja është pak, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/10/2019 00:59

Me nje popull te tille Rama dhe Kaka i shqiptarise prej Kosove, kane te drejte te tallin bythen me lojra fjalesh dhe me llogje Kavaje! Baton Karaxhici tha qe ky Kaka eshte me i lexuari dhe me i dituri i shqiptarise. Po ky qenka thjesht nje papagall i Ramiçiçit qe paska lexuar vetem pallavrat e Ramiçiçit dhe te Fugiçit. O vellezer shqipetare kudo ku jeni! A e kuptoni ku u katandis Shqiperia!!! Dalin sot perpara gjithe shqiptarise dy dallkauke, dy kopuke, dy maskarenj, dy ndyresira, dy mashtruesa ordinere, del sot Don Kishoti shqiptar dhe Sanço Pancua i tij karagjoz, dhe tallin bythen me ne???!!! Na marrin ne te gjithe shqiptareve per budallenj????!!! Po kur do t'i rrembeni drute dhe t'iu futeni radhe ketyre qelbesirave e ti zhdukni nga faqja e dheut??? Po a ka turp me te madh se sa te tallen kaq keq me te gjithe shqiptaret nje i semure psiqik, nje drogaxhi dhe nje pocaqi i vogel prej Kosove???!!! A ke turp o Gramoz Ruçi, o mesues i dikurshem, kur degjon shefin tend? A ke turp o Pandi Majko, qe floket e tu te zbardhur "nga hallet e popullit", ti lyeu me mut shefi yt kokederr? A ke turp o Musa Ulqini, qe PS-ja jote e dashur t'u shnderrua ne nje bande maskarenjsh te pacipe? A ke turp o Baç Fino, t'i dalesh perpara anese, ku bilbili i Gjirokatres, u kthye ne thithes te bilbilit te shefit drogaxhi vetem per ca ofiqe dhe ca para te qelbura???!!! Kaq kane mbetur nga ish-PS-ja, te tjeret jane rilindas hajdute e trushpelare qe kane mutin e shefit ne koke ne vend te trurit!!!

Shto koment

Denonco