Zoran Zaev, grushti i rëndë ndaj Ramës

Zoran Zaev, grushti i rëndë ndaj Ramës

17:22, 19/10/2019
A+ Aa A-

“Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme. Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim”, u shpreh kanakari i kryeministrit në krye të diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj.

Po ç’të premtonte shefi i tij kur një vit më parë kishte festuar hapjen e negociatave dhe kishte dekoruar ambasadorët? 

Por ç’të premtonte shefi i tij kur bëri dasëm pa nuse duke na kthyer në vend qesharak, që gëzohet për atë që s’ka?

Në fakt, ne duhet të ndjehemi të gjithë të turpëruar nga sfida që fqinji jonë i lëshoi plakut të Surrelit që nuk e ka për gjë të gënjejë, të sajojë beteja evropiane, vetëm e vetëm që të shmangë përgjegjësinë, a thua se deklaratat e deputetëve të Hollandës për krimin në Shqipëri apo kërkesa për vendosjen e vizave, i kanë ndodhur Maqedonisë së Veriut dhe jo neve. 

Zaevi nuk mori asnjë kusht nga gjermanët. Zaevi nuk u kritikua nga Macron për azilantët. Zaevit nuk iu kërkua as të sqaronte ligjshmërinë e ndonjë palë zgjedhjesh e as të hetonte ndonjë dosje të tipit “339” apo “184”. Madje, as “Dako” e “Niçe” nuk kish në dosjen e tij.

Vendi i Zaevit nuk u kundërshtua nga Hollanda apo Danimarka për shkak të kriminalitetit me origjinë ballkanike që kërcënon shoqëritë e tyre. Jo, asnjë nga këto akuza nuk u u dëgjua për shefin e qeverisë së Shkupit. Madje, Maqedonia e Zaevit ishte një hap larg pranimit nëse do të ishte pranuar propozimi i Finlandës, kryesuese e rradhës së Presidencës së BE-së, që u mbështet nga shumica e vendeve të BE-së, për të mos ndëshkuar Maqedoninë për shkak të Shqipërisë. 

Ndaj, nëse Macron do të sulmohej sot, atë mund ta bënte vetëm Zaevi, që për shkak të mosbesimit për qeverinë e Ramës ndëshkoi edhe Shkupin.  Por sot Zaevi nuk doli të fajësojë ata që nuk e pranuan siç bëri burracaku i Tiranës. Ai e e injoroi Ramën, duke e nxjerrë lakuriq si një shtetar që nuk e do vendin e tij, që është gati t’i vërë flakën gjithçkaje sepse mendon se Shqipëria është e tija, sepse mendon se është shansi i vetëm që ka ky vend. Zaevi është sot grusht më i madh se vendimi i BE, sepse ai konfirmoi se sa burracak dhe  se sa pak e do këtë vend Rama.

Por ne duhet ta prisnim këtë sjellje prej burracaku, prej gënjeshtari, pasi në këto gjashtë vite plaku i Surrelit nuk ka marrë kurrë përgjegjësi për veprimet e tij. Ai thjesht ka tredhur PS-në, ka blerë mediat që nuk arritën dje as ta pyesnin për kushtet gjermane, për përgjegjësinë e shpopullimit të Shqipërisë apo për dashurinë pa kushte ndaj Vuçiçit.

Ata që aprovojnë sot qëndrimet e kryeministrit tonë lidhur me atë që ai e quajti “lojëra të mëdha evropiane”, vetëm sa kanë futur veten në vallen e paturpësisë që ka gatuar plaku i surrelit për ta zhbërë këtë vend çdo ditë e më shumë.

Në fakt, do kish mjaftuar ahengu pa nuse vitin e shkuar kur ai deklaroi se negociatat ishin hapur, por... Sot duhet të falenderojmë thjesht Zaevin që nxori kaq zbuluar burracakun e Tiranës që di veç të qahet dhe të blejë njerëz, qofshin shqiptarë apo të huaj që pëlqejnë të blihen, që të këndojnë sipas tij.  

(P.s- I vetmi rrezik i yni është që Rama mund të nxjerrë në çdo çast kartelën e tij prej të çmenduri, që mund t’ia japë çdo spitali psikiatrik, dhe të na kërkojë neve llogari: “Kur isha kaq i çmendur, përse më besuat?!”) /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Joti21/10/2019 01:00

Po krahasoj dy portretet Zajevit I shperthen nga syte,zgjuarsia,pergjegjesia dhe burreria te perzjera me shprese ne fund te tunelit! Ramesh I shperthen nga syte ,cmendurria,erresira dhe rruga e bllokuar me tela me gjemba sa s,di ku te futet. Me syte e tij ka vec erresire,jeta ka vdekur e deshiron ti marre te gjithe me vehte ne humneren qe ka pergatitur! Po nje gje se ka llogarritur dot,vulen e fundit e vendos vec Zoti!

D20/10/2019 18:23

Maqedonia e veriut sa te jete Edi Rama nuk futet ne BE prandaj edhe ajo me te dhenat qe ka ndaj Edi Rames ti jap edhe ajo nje dore qe te largohet Edi Rama ndryshe Maqedonia nuk do ti hap kurre negiciatat dhe munde te kete edhe destabilitet ne Maqedoni me EDI Ramen per shkak te krimit dhe droges ne shqiperi dhe afersise se saj me shqiperine.

Ardian19/10/2019 20:06

Shume sakte!

Edlir Rameta19/10/2019 19:02

E vetmja shprese per ne shqipetaret eshte qe te ngrihen Maqedonasit e te kerkojne dorheqjen e Edvin cocaines kryeministrit tone. Sepse ne shqipetaret as kemi per ta larguar ndonjehere Edver Ramen. Po e kam seriozishte se ne fund te fundit Edver Rama nuke doli vetem e keqja jone por dhe e Maqedonise se veriut, per fajin e Edver Rames nuke ju hapen negociatat dhe per Maqedonine. Prandaj le te ngrihen Maqedonasit dhe per ne shqipetaret.,do te ishte ndihme e papare sikure te kerkonin dhe largimin e Edver Rames si e keqja me e madhe e Ballkanit dhe jo vetem.

Llosh Palloshi19/10/2019 18:10

Rama edhe e nxjerr kartelën ...dhe fati i tij eshte plakje ne Spitalin e Burgut . Po të tjerët që i shërbyen duke shkelur mbi çdo gjë...!? Ata duan nje Nürenberg tjetër....

Shto koment

Denonco