‘Rama gati të na shesë edhe shpirtin, jep me PPP edhe Butrintin’

‘Rama gati të na shesë edhe shpirtin, jep me PPP edhe Butrintin’

17:10, 19/10/2019

Ambientalisti Sazan Guri dhe akademiku Apollon Baçe, të ftuar në Faxneës, duke komentuar dhënien me PPP të Butrintit, u shprehën se kjo qeveri është gati të shesë edhe shpirtin

Akademiku Apollon Baçe u shpreh se nuk di se si bëhet ky menaxhim për Butrintin. Duke folur edhe për fondin e shtetit, ai tha se është i pamjaftueshëm për rregullimet.

“Nuk e di pse duhet bërë ky menaxhim për Butrintin. Arkeologë që nuk kanë idenë farë, japin opinione. E njëjta gjë ndodh edhe në Apolloni, nuk e kuptoj. Pse nuk vendosen arkeologë shqiptarë? Arkeologët shqiptar janë më të mirët.  Gërmimet në zona arkelogjike kërkojnë profesionistë. Për mua, është e paqartë pse duhet ta menaxhojë një i huaj.”

Ndërsa ambjentalisti Sazan Guri shprehet se duan ta japin Butrintin si biznes dhe se qeveria nuk ka bërë transparencë.

Ambjentalisti shton se shteti kërkon ti japë si biznes pasuritë e popullit.

“Pasuritë e popullit shteti kërkon t’i japë si biznes. Butrinti është një rast shumë i veçantë. Mënyra sesi menaxhohet të bën të dyshosh, pasi nuk ka transparencë. Ligji i ri për muzetë, i detyron të mbrojnë vlerat arkeologjike. Në qoftë se shteti do PPP le ta bëjnë garë të hapur. Pse nuk vendosen arkeologët shqiptarë. Gërmimet në zonën arkeologjike kërkojnë profesionistë. Drejtuesit tanë e kanë për turp të mbajnë stemën e flamurit. Për projektin nuk ka pasur as dëgjesë as komunikim me arkeologët”,-tha Guri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco