VIDEO/ Macron zbuloi të vërtetën për negociatat: Gjysma e BE-së, kundër Shqipërisë së Ramës

VIDEO/ Macron zbuloi të vërtetën për negociatat: Gjysma e BE-së, kundër Shqipërisë së Ramës

14:32, 19/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zbuloi disa të vërteta lidhur me debatin e zhvilluar ndër vendet e BE për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Së pari, se procesi i zgjerimit duhet të jetë i kthyeshëm, përndryshe nuk prodhon reforma të vërteta. Komisioni aktual është bërë çështje burokracie dhe jo vlerësimi real të reformave, të impaktit që kanë mbi qytetarët. Procesi që po zhvillohet aktualisht e ka humbur kuptimin dhe vlerën. Nuk prodhon më progres.

Së dyti, se nuk është e vërtetë që ka patur konsensus të gjerë gati unanim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që për Maqedoninë, pjesa më e madhe e vendeve ishte mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë ishte e kundërta. Shumica nuk mbështetën hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duhen plotësuar kushtet. Azilkërkuesit janë një nga çështjet që kërkon trajtim më të thellë. Statusi që ka Shqipëria si vend i sigurtë nuk përputhet me numrin e lartë të kërkesave për azil, që largohen se ndihen të pasigurtë në vendin e tyre.

Së treti, do të kishte patur pasoja nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë së Veriut dhe jo Shqipërisë.  Në Shqipëri dhe në vendet ku ka minoritet shqiptar, nuk do ta prisnin mirë ndarjen e dy vendeve dhe do të mund të ngjallte trazira.

FJALIMI I PLOTE NE VIDEO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco