Bllokimi i negociatave, Berisha i drejtohet Ramës: Pas Enverit, ti je monstra e dytë e kombit!

Bllokimi i negociatave, Berisha i drejtohet Ramës: Pas Enverit, ti je monstra e dytë e kombit!

10:50, 19/10/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të ashpër, kryeministrit Edi Rama, një ditë pas mospranimit nga BE për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

“Mirëmëngjes Edvin! – i drejtohet Berisha nga Fb. - Dielli lindi sot përsëri në Shqipëri! Por pas Enverit, ti Edvin, del në dritën e tij si monstra e dytë më e zezë e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt Europës! Ai e bllokoi për 46 vite, kurse ti, nisur nga këshilltarët e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tetë vitesh! Misioni yt, o monstër, pas bllokimit pa asnjë datë të negociatave, mbetet rikthimi i vizave për shqiptarët!”- shprehet i revoltuar ish-kryeministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Higgins19/10/2019 15:03

Mostra e pare eshte ne fakt!

Daj Jaku19/10/2019 14:59

Prisni, se nuk keni parë asgjë akoma.

Shto koment

Denonco