Ç' tha Macron, që të meritojë këtë lumë fekalesh nga rilindasit?!

Ç' tha Macron, që të meritojë këtë lumë fekalesh nga rilindasit?!

10:31, 19/10/2019
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Çfarë tha Macron që të "meritojë" gjithë kët lum fekalesh që lëshojnë rilindasit?!

Ai tha: "Me reforma në letër nuk mund të gënjehemi më. Shqipëria ka humbur 15 -20% të popullsisë së saj. Shumica janë nën 35 vjeç. Ka diçka që nuk shkon në atë vend..."

Ja kaq ka thënë! Asgjë të pavërtetë! Përkundrazi, të vërteta gjer në dhimbje.

Pa dyshim ju foli në fakt edhe Hahn-ërve, Mogherin-ërve, Junk-erve, Tusk-ërve, Knut-ërve e mutsihave të burokracisë së Brukselit që mbyllin sytë kur duhet t’i hapin, që duhet të japin pasqyrë të qartë të realitetit.

Macron në fakt, tha shumë më pak se ç’ka thënë Parlamenti i Holandës dhe i Gjermanisë. Qamet më pak!

Kryeministri i Italisë erdhi këtu në Tiranë e tha më shumë sesa Macron. Ai tha se si Edi Rama gënjen sa ka kokën. Edhe ia tha mu në sy e faqe kamerave.

Por Macron është i keqi, sepse foli në mënyrë të vendosur, të drejtpërdrejt dhe e shoqëruar me vendim jo thjesht me fjalë.

Franca është njëri prej dy vendeve që themeluan Bashkimin Evropian që shohim sot. Pa dyshim që fjala e saj është historikisht po aq me peshë sa fjala Gjermanisë.

Qepini ato hale e kuptoni se nuk na e ka fajin askush, pse pranojmë të mashtrohemi për ditë!

Pa u ndarë nga bashkëjetesa me mashtrimin, nuk ka Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kot fare19/10/2019 13:12

Bashkimi Europian, kur eshte krijuar, eshte modeluar si nje bashkim me lider politik Francen dhe lokomotive ekonomike Gjermanine. Macron po risjell ne pozicionin e modeluar kete bashkim. Marrja nga ana e Merkel e fuqise politike, ishte dalje e perkohshme, nga skema per shkak te dobesise se Holland-it. Keshtu qe, idiotet rilindas duhet te kene kujdes kur leshojne mufka kunder Macron (duhet te them qe nuk kam ndonje simpati te vecante per te) sepse Franca eshte lideri politik i EU. Sidomos, pas BREXIT... Pra, idioti i gjate duhet te mos coje vetem atlete ...

Adi19/10/2019 12:09

Si s' te bie nje fjale poshte z. Manjni! Keta e dine se katundaret e barinjte nuk e duan Europen. Ata duan " Babën" që qelbet raki e qepë. Zoti i vraftë, se na nxine jeten 70 vjet!

t19/10/2019 11:03

Gojen zeherr e ke,por vetem te verteta nxjerr.

Shto koment

Denonco