Tabaku: Po të mos i kishin mbyllur sytë, Hahn dhe ekipi i tij ndaj problemeve në Shqipëri, do të kishim 'PO'

Tabaku: Po të mos i kishin mbyllur sytë, Hahn dhe ekipi i tij ndaj problemeve në Shqipëri, do të kishim 'PO'

13:53, 18/10/2019
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD, e ftuar në studion e SYRI TV, ka analizuar zhvillimet në BE lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tabaku tha dse tashmë dihen botërisht problemet që ka Shqipëria, me azilkërkuesit, krimin e organizuar, drogën dhe kritikoi qëndrimin e Komisionerit Johannes Hahn.

“Ne duhet t’i kishim parë këto gjëra që në krye të herës. Komisioneri Hahn me ekipin e tij duhet t’i kishin kushtuar vëmendje problemeve të Shqipërisë, ashtu siç veproi Bundestagu, të mos i mbyllnin sytë para vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, problemeve të tjera. Po të mos i kishin mbyllur, sot ne do të kishim marrë një PO,” tha Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco