Pas kërcënimeve të Ramës dhe të Braçes, lirohet ish drejtori i Kadastrës në Durrësi

Pas kërcënimeve të Ramës dhe të Braçes, lirohet ish drejtori i Kadastrës në Durrësi

13:34, 18/10/2019
A+ Aa A-

Ka qenë i paprecedent sulmi i kryeministrit të vendit Edi Rama dhe zëvendësit të tij, Erion Braçe, ndaj prokurorisë dhe gjykatës së Rrethit Durrës pas arrestimit dhe lënies në burg të ish-drejtorit të Kadastrës në këtë qytet, Liridon Pula.

Nëse Rama shfrytëzoi parlamentin për sulmuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë për këtë rast, Erion Braçe, madje u shfaq edhe në seancën gjyqësore që e la në burg Pulajn. Rama duke folur për këtë rast deklaroi, se të gjithë këta prokurorë e gjyqtarë që kishin lënë prapa hekurave të përzgjedhurin e Rilindjes në krye të një prej Hipotekave më të rëndësishme në vend, do të përfundonin vetë në burg.

Duket se gjithë ky presion i qeverisë i dha efekte e veta, këtë herë në Gjykatën e Apelit në Durrës, e cila liroi sot nga burgu ish-kreun e Hipotekës duke ja zbutur masën, në “detyrim paraqitje”.

Arrestimi i tij ishte kryer në kuadër të hetimeve që po zhvilloheshin nga prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja për abuzime me trojet në Gjirin e Llazit. Rama e quajti prokurorin Ndoja, pjesëtar “të organiatës kap ç`të kapësh”, dhe në shërbim të krimit të organizuar.

Pulaj ishte dënuar nga gjykata e Faktit me “arrest me burg ” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/10/2019 14:16

Per kete regjim enverist gjykata dhe prokuroria duhet te jene vetem per popullin dhe jo per qeveritaret hajdute, ndyshe ato do te shpallen armike te partise dhe do te denohen nga partia dhe qeveria. Po ky Pula i gjore vetem firmen ka hedhur me porosi te shefit te madh te Rilindjes. Po te mos lirohej sot, ai do te fliste e do te tregonte gjithcka tek-e-tek-e-tek, dhe do te diskreditohej komplet Ripjerdhja. O Perendi e Madhe! Ku eshte katandisur ky vend! A e imagjinoni ju o shqiptare qe Macron edhe Merkel me poturre dhe atlete adidas, te dalin ne foltoret e parlamenteve te tyre e te sulmojne me fjale fyese dhe rrugacerore, prokuroret dhe gjyqtaret qe po denojne nje hajdut ordiner kadastrash diku ne nje bashki te Marsejes apo Munihut!!!. Dhe presim ne te shkretet qe Makron dhe BE te na hape rrugen e bisedimeve per t'u bere pjese e familjes evropiane. E kuptoni se sa pis e bejme ne BE, se sa poshte e ulim nivelin e BE nese futemi me kete qeveri kriminelesh dhe kllounesh qe na ka zene frymen?

Kujtimi 18/10/2019 14:03

Arjonit asht cun flori, po cti bojsh e kan mdore horrat

Shto koment

Denonco