Meta flet për negociatat: Asgjë nuk ka përfunduar, shpresojmë të ketë reflektim

Meta flet për negociatat: Asgjë nuk ka përfunduar, shpresojmë të ketë reflektim

13:32, 18/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Kukësi ka folur për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se nuk mund të flitet asgjë për këtë proces, pasi ende nuk ka përfunduar.

"Shpresojmë të ketë reflektim dhe vendet skeptike të marrin shembullin e Bundestagut", është shprehur kreu i shtetit.

Meta: Për negociatat nuk mund të flitet sot sepse asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim, shpresojmë që këto vende që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.

I pyetur nëse do të dekorojë Kryeministrin nëse do të çelen negociatat, kreu i shtetit tha:

Meta: Sot jemi për të dekoruar Radio Kukësin me titullin "kalorësi i flamurit kombëtar" sepse e ka merituar duke përmbushur misionin fisnik, sidomos në mbrojtje të të drejtave të shqitparëve në ish-jugosllavi duke patur kontribute historike për ato arritje që ka Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 18 tetor 201918/10/2019 15:01

Z. President një"JO" ka dalë tashmë nga Brukseli dhe ju nga Kukësi po na thoni që kemi shpresa që negociatat mund të hapen. Mos ndoshta jeni duke "tallur bythën " me personin që kërkon tju shkarkojë..

Shqiptari18/10/2019 14:38

Me gjithe respektin z. Meta, por te lutem mos ia fut pordhes kot edhe ti! Te lutem! Pjesa e diskutimeve te BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, ne kete takim ishte vetem 1 pike e axhendes. Kaq, u mbyll. Çfare u vendos, mbaroi! That's it! Nuk i kthehet me askush kesaj çeshtje. Nuk diskutohet e nuk behen pazare skutave atje si ti me Ramen, nen avujt e alkoolit, veres dhe aromes se ngjalave te pjekura ne vilat e tua tek Gjiri i Lalzit dhe beni llogarite e fitimeve me bllok ne dore. Ky eshte rezultati me i turpshem i te gjithe klases politike shqiptare te pas 1991. Ju e vodhet, e grabitet dhe e shkaterruat kete vend me radhe njeri pas tjetrit dhe shpeshhere te gjithe bashke, sidomos pas mbirjes se LSI ne tregun politik te degraduar shqiptar. Ishte pikerisht LSI dhe Meta qe futen standartin shkaterrues te pazarit ne politiken shqiptare. Here aleance e pazare me PS, here me PD, pastaj me Rilindjen dhe sot perseri me PD!!! Ku eshte morali ketu? Hapini rrugen popullit dhe intelektualeve te ndershem te drejtojne vendin duke miratuar urgjentisht Sistemin e detyruar zgjedhur Proporcional Kombetar me Lista te Hapura. Aty do te shikoni se sa ju vlen lekura juaj prej ujku. Nuk pranon kurre BE te kete ne mes te saj nje grope te hapur septike!

Shto koment

Denonco