Meta pret ambasadorin e ri të Zelandës së Re: Ndajmë vlera të njëjta për demokracinë

Meta pret ambasadorin e ri të Zelandës së Re: Ndajmë vlera të njëjta për demokracinë

12:48, 18/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në  një takim, ambasadorin e ri të Zelandës së Re Anthony George Simpson.

"Ndonëse gjeografikisht larg-  thotë Meta- Shqipëria dhe Zelanda e Re ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë"

Ilir Meta: Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

Theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco