Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Berisha: Alvini 10-vjeçar në kampet e ISIS po trondit Italinë, se për narkoshtetin ai s'ekziston

Berisha: Alvini 10-vjeçar në kampet e ISIS po trondit Italinë, se për narkoshtetin ai s'ekziston

12:17, 18/10/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje sot Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të marrë nën kujdes fëmijën shqiptar Alvin Berisha, vetëm 10 vjeç, i cili gjendet në kampin Al-Hor në Siri, i vetëm, mes mijëra të burgosurish nga shtete të ndryshme.

Gazetarët e emisionit investigativ italian "Le iene", e gjetën Alvinin dhe bashkë me të atin e tij, Afrimin, shkuan atje dhe bënë të mundur që pas pesë vjetësh, babë e bir të takohen në një skenë që preku zemrat e miliona italianëve dhe shqiptarëve, por që fatkeqësisht, nuk pat një fund të lumtur: shteti shqiptar nuk ka reaguar për ta tërhequr Alvinin prej atje....

Ndaj, ish-kryeministri Sali Berisha sot, në një reagim të fortë ndaj qeverisë Rama, është përpjekur të sensibilizojë: "Pamjet prekëse të Alvinit 10- vjeçar në kampet e ISIS në Siri po tronditin Italinë! - shkruan Berisha. -  Ai nuk del dot nga kampi, sepse ka fatkeqësinë se për vendin i tij, narkoshtetin shqiptar, ai nuk ekziston. I bëj thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të kujdeset për fatin e Alvinit të braktisur! Ndiqni këtë video që bën xhiron e botës të mediave italiane."

KLIKO

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco