Negociatat/ Basha për 'Euroactiv': Shqipëria ka nevoje për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut

Negociatat/ Basha për 'Euroactiv': Shqipëria ka nevoje për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut

09:18, 18/10/2019
A+ Aa A-

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim”, është shprehur kreu demokrat Lulzim Basha për “Euroactiv”.

“Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, ka thënë ai.

”Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin”.

“Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere”.

“Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, tha kreu i opozitës shqiptare.

Image

https://www.euractiv.com/section/politics/news/western-balkans-epps-think-tank-says-france-damages-eu-interests/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Moisi18/10/2019 11:13

Sa do presi akoma ky popul o lul .Cfare pret , apo 21 qe Rama ta lere vete kariken sipas marreveshjes qe ke bere ne 17.

Shto koment

Denonco