Evropa paska hallet e veta?! Hapni sytë o njerëz, se nuk është hiç ashtu siç thotë!

Evropa paska hallet e veta?! Hapni sytë o njerëz, se nuk është hiç ashtu siç thotë!

08:26, 18/10/2019
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Shqiptarët në shumicë që shohin lajmet dhe emisionet politike në TV kryesore, e dinë vendin e tyre bahçe me lule.

Çuditen se si ka mundësi që shtetet kryesore të BE janë të pakënaqura me Shqipërinë!

Njerëzit të helmuar nga lajmet e mediave e dinë se aeroporti i Vlorës është funksional. Aty fluturon, fluturooooon! Migjeni.

Lasgushi po fluturon fort, sa nga Rinasi e sa në aeroportin e Korçës. Linjat e tjera ajrore si Austrian apo Alitalia ulen në Kukës.

Qesharakë, por të frikshëm!

I kanë helmuar njerëzit rëndë me rrena nga më të çuditshmet. Ka disa njerëz që kur kalojnë në Llogara, desh aksidentohen duke u përpjekur të gjejnë ku po bëhet tuneli.

Shumë të tjerë e dinë që në Peshkopi shkohet shumë shpejt nga rruga e Arbrit, që u bë për 3 vjet ajo që s’u bë për 30...

Shumë shqiptarë e dinë se mbyllja e gjykatave është gjë e mirë për demokracinë. Ka disa prej tyre që e dinë se gjykatat i mbylli opozita. Madje ca më shumë akoma e dinë se negociatat i pengon Luli. Ky ju ka thënë gjermanëve, francezëve dhe holandezëve bllokojini...

I helmuan, i mbytën fare me rrena!

Pastaj kur dalin dokumentarë e lajme nga media të huaja del rrena sheshit.

Aty del se sa drogë e krim eksportohet nga ne. Aty del se vendi është zhytur në varfëri totale dhe se njerëzit e pa shpresë ikin masivisht!!!

Derisa na e thonë troç udhëheqësit e Europës që "skemi bërë asgjë për të merituar as që të bisedojmë me ju". Madje "kemi bërë gabim që ju kemi dhënë dhe të drejtën për të lëvizur pa viza"...

Ç'duhet më për të kuptuar se në çfarë mashtrimi kolektiv jetojmë?!

Këshilla ime si fillim është: refuzoni të informoheni nga mediat kryesore në vend! Mos u helmoni më me ta!

Hapni sytë o njerëz, shihni vetë rreth e rrotull ku banoni për të kuptuar se nuk është hiç ashtu siç thotë media e blerë. As ashtu siç thonë bedelët që Europa ka hallet e veta se ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona.

Asnjë detyrë nuk kemi kryer! Asnjë për be!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xd18/10/2019 09:04

ku ka SHqiptar ne bote qe beson ket kryeminister .as per qoban nuk beni jo per tjera ,..... sekupto pse del grin sallat as nje njeri nuk beson .iku besim i tij bashk me kopolen komuniste...Turp

Shto koment

Denonco