Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Konfirmimi nga mediat italiane/ Nuk ka negociata për Shqipërinë as këtë vit

Konfirmimi nga mediat italiane/ Nuk ka negociata për Shqipërinë as këtë vit

22:54, 17/10/2019
A+ Aa A-

Nuk ka negociata për Shqipërinë as këtë vit. Konfirmimi vjen nga mediat prestigjoze italiane “TgCom” dhe "Ansa".

TgCom shkruan se Franca ka vendosur “veton” duke bllokuar kështu hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.

Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të hapë dritën jeshile për të dy vendet e Ballkanit, me gjithë një shumicë të madhe të partnerëve evropianë që janë në favor të rekomandimit të formuluar nga Komisioni.

https://www.tgcom24.mediaset.it/mondo/francia-blocca-negoziati-ue-con-albania-e-macedonia_9937375-201902a.shtml

Edhe “Ansa” konfirmon se Franca ka vënë veton për hapjen e negociatave, duke theksuar se përveç Parisit, edhe Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë hapjen e negociatave vetëm për Shqipërinë.

“Apelet e përsëritura të Komisionit Europian, Parlamentit Europain dhe Tiranës dhe Shkupit duket se nuk e bindën presidentin francez që këmbëngul në reformimin e të gjithë procesit të zgjerimit për ti dhënë më shumë besueshmëri. Vetëm atëherë sipas tij BE mund të pranojë vende të tjera. Ky pozicion i Makron duket se i shërben edhe për të frenuar forcat populiste në vendin e tij. Letrën e fundit mbi tavolinë e vuri Finlanda për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Të sakrifikohet Tirana për të shpëtuar Shkupin si një tentativë për të mos destabilizuar rajonin. Nëse liderët e BE-së nuk na japin dritën jeshile, qeveria jonë është e vdekur” – është shprehur kryeministri maqedon Zoran Zaev. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet”, shkruan ANSA.

http://www.ansa.it/europa/notizie/rubriche/altrenews/2019/10/17/francia-blocca-negoziati-ue-con-albania-e-macedonia_2df9dd3e-f722-47ff-b182-77611f9c5a02.html

Pak më herët, ishte kryeministri holandez Mark Route, që në një deklaratë nga Brukseli rinkonfirmoi "Jo"-në e qartë për Shqipërinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri18/10/2019 05:51

Po 1 vizite ne Serbi para 1 muaji e boni ky Macron. Kush shkon nSerbi kthehet me menjje tkeqe.

Shto koment

Denonco