Me zë dhe figurë/ Kryeministri i Holandës: 'JO' e qartë për Shqipërinë

Me zë dhe figurë/ Kryeministri i Holandës: 'JO' e qartë për Shqipërinë

22:28, 17/10/2019
A+ Aa A-

Liderët e vendeve anëta të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por pas “Jo”-së së prerë të presidentit francez Emmanuel Macron, të njëjtën gjë bën edhe kryeministri i Holandës, Mark Route, raporton Syri.net.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh ndër të tjera se, për vendin tonë Holanda ka një “JO” të qartë.

“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një JO e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria.

Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur.

Po gjykimi im është se, do të ketë një JO për të dyja vendet.

Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një Jo të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”, u shpreh para mediave kryeministri holandez. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco