‘Meta dhe opozita na mbështeti, Rama vuri Cakaj që të ndante Kosovën’

‘Meta dhe opozita na mbështeti, Rama vuri Cakaj që të ndante Kosovën’

18:38, 17/10/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ‘360 gradë’ në Ora News ka sulmuar edhe Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, për të cilin thotë se Rama e vuri në atë detyrë për të përmbushur projektin e ndarjes së Kosovës.  

‘Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan, për të sjellë Cakën, që ishte shumë aktiv, duke  promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, na dha mbështetje kundër ndarjes së  Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Monika… Tani mosndarja e Kosovës, është një betejë e fituar!

‘Shengeni Ballkanik, pa Kosovën? Një gabim shumë i madh. Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës…’-tha Haradinaj ndër të tjera.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco