‘Rama dhe Thaçi donin t’i falnin Vuçiçit dhe Serbisë, 10 miliard euro të Trepçes’

‘Rama dhe Thaçi donin t’i falnin Vuçiçit dhe Serbisë, 10 miliard euro të Trepçes’

18:19, 17/10/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora Neës të analistit Artur Zheji, ka folur edhe për përplasjen me kryeministrin Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj mësohet të ketë thënë në intervistën e cila do të transmetohet e plotë sonte në mbrëmje se arsyeja e dorëheqjes ishte e detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas.

Sipas Haradinaj, ‘taksa 100 për qind, ndaj mallrave të Serbisë, i solli si përfitim Kosovës deri në 600 milion euro, në një vit të vetëm.

Haradinaj tha më tej se Albin Kurti bën gabim nëse e heq këtë taksë

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh! Për Bashkimin Kombëtar, duhet folur më pak dhe duhet punuar  më shumë!”

Arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë, sipas Haradinaj ishte e ardhmja e  minierës së Trepçes në Mitrovicë.

‘Me një investim jo më të madh se sa 140 milion euro, Trepçja, jep një fitim netto rreth 500 milion euro në vit, për 20 vjet, që bëjnë 10 miliard euro, të cilat duhet ti gëzojë  Kosova dhe Serbia.-tha ndër të tjera Haradinaj.

 “Ndalova pra, grabitjen 10 miliard eurove, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës. ‘

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 17/10/2019 19:13

Ty bravo te qofte qe i frenove je trimi dhe patrioti kosoves qe ja tregove kufirin ktyre antikometareve, por shqiptaret do marin vesh me vone cfare zullumin qe ka bo me kufirin detar me Greqine ky pederi Tiranes.

Daj Jaku17/10/2019 18:51

E Drama e Haqim Thaqi kishin llokmat personale, ato shesin edhe fëmijët për llokmat sepse nuk kanë as din e as iman, as familje e as atdhe. Ty Ramush shqiptarët duhet me të ngrit një përmendore.

xhixhi17/10/2019 18:29

E bojne treshe fute dhe ram qelbsinhonen

Gramoz17/10/2019 18:27

Edver Taqi Tradhetari eshte i biri Enver Dylberit, atij qe deshte tja jepte Jugosllavise gjith Shqiperine, e jo mo vetem Trepçen! Si gjithmone fundi i tradhetareve te tipit Edver Taqi Kellira dihet, ata gjithmone perfundojne ne hale te gomereve!

Shto koment

Denonco