Ironia e gazetarit/ Macron i trashë! Po ta mbante Ramën atje, ishin kthyer shqiptarët këtu...

Ironia e gazetarit/ Macron i trashë! Po ta mbante Ramën atje, ishin kthyer shqiptarët këtu...

18:12, 17/10/2019
A+ Aa A-

“I gjithë Parisi ishte i magjepsur kur Edi Rama jetonte në Francë”.

Kjo ishte deklarata e shkrimtares Ornela Vorpsi rreth një vit më parë gjatë një vizite në kryeministri.

Por sot, kur Franca “e magjepsur” nga kryeministri shqiptar i “hoqi vizën” sa i përket çeljes së negociatave, nuk mund të mungonte edhe komenti i gazetarit Ylli Dylgjeri.

Përmes një postimi në Facebook, Dylgjeri nuk kursen ironinë teksa shkruan: “Po ta kishte mbajtur Macron Ramën atje, do ishin kthyer shqiptarët këtu”, duke patur parasysh deklaratën e djeshme të presidentit francez, i cili foli për një numër të lartë azilantësh nga Shqipëria.

Postimi i Ylli Dylgjerit:

Apo jo, Ornela Vorpsi?

Ky Macroni e kishte zgjidhur thjeshtë hallin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë; po ta kishte mbajtur Ramën atje, ishin kthyer shqiptarët e tjerë këtu. I trashë!

Apo jo, Ornela Vorpsi?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco