FOTO/ Vijon reprezalja te 'Unaza e Re', policia mësyn në banesën e familjes Protoduari

FOTO/ Vijon reprezalja te 'Unaza e Re', policia mësyn në banesën e familjes Protoduari

17:22, 17/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit vazhdon reprezaljen te banorët e “Unazës së Re”.

Nuk mjafton presioni psikologjik dhe arrestimet e përditshme, ndërsa nuk lihen pas dore as aksionet nëpër banesa.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në familjen Protoduari.

Denoncimin e bën vetë Dorian Protoduari, i cili poston edhe një foto nga ngjarja në fjalë, shkruan Syri.net.

“Nuk e kuptoj se çfarë duan nga unë këta fundërrinat e Kombinatit (Komisariati i Policisë nr.6)? Po çfarë keni me familjen time që ngelët duke shkuar në banesë? Po kaq frikë më paskeni?

Nuk jam në Shqipëri dhe nuk keni për të më kapur kurrë, sa të jetë jeta”, shkruan Protoduari në reagimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që familja Protoduari bëhet objekt i aksioneve policore. Djali i familjes, Doriani, është arrestuar disa herë, ndërsa këtij fati nuk i ka shpëtuar as babai dhe nëna e tij, Lindita Protoduari, së cilës i janë shkaktuar edhe dëme fizike.

Se cila ka qenë arsyeja e kontrollit të rradhës në banesën e familjes, këtë gjë duhet ta dijë vetëm Policia e Shtetit... /SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco