Media e Monakos i bën jehonë vizitës së Presidentit Meta në Monako

Media e Monakos i bën jehonë vizitës së Presidentit Meta në Monako

11:37, 17/10/2019
A+ Aa A-

Vizita zyrtare e Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Principatën e Monakos me ftesë të Princit Albert II është ndjekur më vëmendje të veçantë nga media monegaske.

Gazetat dhe portalet kryesore të Principatës kanë raportuar gjerësisht pritjen për Kreun e Shtetit shqiptar, duke u fokusuar te takimi dhe diskutimet e bëra në Pallatin e Princit Albert II.

‘Vizita e Presidenti të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pason atë të Princit Albert II në Shqipëri më 16 tetor 2018.

Kjo vizitë në Principatën e Monakos bëri të mundur diskutimet e çështjeve mjedisore të udhëhequr nga Fondacioni Princi Albert II në ‘Tokën e Shqiponjave’, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e një zone detare të mbrojtur dhe temave të ndryshme’, shkruan gazeta më e madhe vendase ‘La Gazette de Monaco’, teksa thekson se pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Edhe gazeta tjetër ‘Monaco Matin’ ka publikuar një artikull për vizitën e Presidentit Meta në principatën e Monakos dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të kësaj vizite zyrtare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco