Shembull për liberalizimin e vizave në 2011 dhe turp ... në 2019!

Shembull për liberalizimin e vizave në 2011 dhe turp ... në 2019!

10:34, 17/10/2019
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Sot dëgjojmë gënjeshtra të pacipa nga të gjithë këta karnavalet e qeverisë lidhur me Evropën, që sipas këtyre na e paska ajo fajin për negociatat.

Faktet flasin vetë, budallallëqet e këtyre i merr era. Vetëm një vit pas liberalizimit të vizave, pikërisht në 2011, kur mund të pritej një lumë kërkesash për azil në Evropë, kjo gjë nuk ndodhi, bile Shqipëria ishte një vend shembull në Ballkan dhe kjo konfirmohej në atë kohë nga Malstrom, Komisionerja për Çështjet e Brendshme në BE.

Ndërsa sot, Shqipëria është vendi i dytë në kërkesat për azil, deklaroi presidenti francez Macron.

Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri?!

Shumë e thjeshtë: qeverisja! Është në pushtet Edi Rama dhe një tufë të paaftësh, që i kanë hapur dyert, krimit, dhe që i detyrojnë shqiptarët që të ikin masivisht.

Evropa ka qënë shumë objektive në vlerësimet e saj. Evropa liberalizoi vizat dhe po Evropa na e dha Statusin e vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Por Evropa nuk mund të gënjejë shqiptarët, siç bën përditë Edi Rama me ta duke shitur pallavra propagandistike të pështira.

Ja ku e keni shembullin më poshtë.

Lexoni vetë deklaratën e Komisioneres për Punët e Brendshme, Malstrom për “Abc News” në vitin 2011 pas takimit të Ministrave të Brendshëm të Evropës.
Pikërisht një vit pas liberalizimit të vizave dhe kur teorikisht pritej që shqiptarët të iknin pasivisht, përkundrazi, ishin Maqedonia dhe Serbia vende problematike, ndërsa Shqipëria ishte vend shembull.

Pyetje: A është e vërtetë se Shqipëria është aktualisht më joproblematikja nga vendet e Ballkanit për respektimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen?

Përgjigje Malstrom:

"Nuk po i klasifikojmë vendet kështu, por jam shumë e kënaqur që liberalizimi i vizave me Shqipërinë po ecën mirë.

Ne kemi diskutuar sot mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit, kjo nuk është një sekret.

Për ne liberalizimi i vizave është në shumë drejtime një sukses i madh dhe të gjitha shtetet anëtare janë të ndërgjegjshme për këtë.

Por ka disa probleme si me Maqedoninë dhe Serbinë nga të cilët arrin një fluks i madh azil-kërkuesish në Bashkimin Evropian."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco