Bushati, Ramës: S'gënjehet burri me një palë atlete, s'ke lënë legen pa i dhënë miliona

Bushati, Ramës: S'gënjehet burri me një palë atlete, s'ke lënë legen pa i dhënë miliona

23:08, 16/10/2019
A+ Aa A-

Edhe pse ende jo zyrtare, duket se Europa nuk do të pranojë që të hapë negociatat për Shqipërinë.

Ka qënë Franca ajo që nuk ka ndryshuar qëndrim, duke u shprehur edhe një herë negativisht kundër Shqipërisë.

Pas vendimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për t’i thënë jo hapjes së negociatave Shqipërisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur edhe numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në shtetin e tij, reagon edhe analisti i njohur Andi Bushati.

Duke mos kursyer edhe notat e ironisë, Bushati i kujton Ramës se: “S'gënjehet burri me një palë atlete, sidomos kur s'ke lënë legeni pa i dhënë miliona”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

"Kalorsi i legjionit t nderit" Rama apo n17/10/2019 09:32

Opozita shqiptare që arriti të bëjë 10 protesta të fuqishme që ishin një tregues i kjartë i zemërimit popullor me qeverisjen e Ramës, në vjeshtë i ndërpreu protestat masive, e një pjesë e anal-istëve e komentuan këtë, si një "zbythje" të saj. Në fakt qëllimi i ndërprerjes së porotestave nga opozita, ishte e lidhur me pritshmërinë e vendimeve të BE për fillimin e negociatave të integrimit., që u shoqërua edhe me lobimin e saj që këto negociata të fillonin, Me çfarë po duket, e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipëria nga një diktator si Rama, është fillimi i negociatave që shoqërohet edhe me detyrimet e qeverisë për të hequr dorë nga propoganda për reforma në letër, duke kaluar në implementimin, realizimin e tyre sa më shpejtë. Qëndrimi më i kjartë e më realist për këtë, është padyshim vendimi i Bundestagut gjerman, për të thënë një Po relative, duke e shtyrë përsëri afatin kohor të fillimit, të kushtëzuar me 9 kërkesa paraprake, që nëse do të zbatohen me rigorozitet, e nxjerrin përfundimisht Ramën nga loja. Rama për të justifikuar zgjatjen e shtyrjen e këtij proçesi, me demagogjinë e tij mashtruese, është përpjekur që fajin tja faturojë "forcave ekstremiste të djathta" në Europë të cilët janë "skeptikë" edhe për BE. Kjo alibi mashtruese tashmë ka rënë poshte, pasi edhe vende antare të BE të ish lindjes komuniste që qeverisen nga forca politike konservatore, kanë kërkuar me forcë fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë e Shqipërisë në BE, kjartazi për të ndihmuar shqiptarët, popullin më europian dashës e më të vuajtur nga diktaturat komuniste. Nga eksperienca e tyre, ata e dijnë se murtaja diktatoriale komuniste në Shqipëri, mund të shkulet vetëm nese qeveri të korruptuara si ajo e Ramës, vihen në darët e një kontrolli të plotë të BE. A mos qenka i dashuruar me Ramën lideri konservator i Hungarisë, që e mbështet futjen e Shqipërisë ne BE ? Socialistët shqiptarë janë më të zellshmit e "të majtës" europiane për ta sulmuar e sharë Orbanin, e nëse Hungaria ngul këmbë që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, kjo nuk do të thotë se miraton politiken diktatoriale të Ramës, por popullin e shumëvuajtur shqiptar nga diktatura më e egër staliniste në Europë.. Sa për presidentin socialist Macron, të Francës, shqiptarët edhe emigrantë , do ti ishin mirnjohës atij, nëse nuk do të flirtonte me Ramën si "aleat të majtë", por do ti ndihmonte ata, qoftë edhe me heqjen e dekoratës së lartë "Kalorës i legjionit të nderit" që i dha paraardhësi i tij Holland këtij diktatori, e që për shqiptarët është thuajse njëlloj me çmimin Nobel që i dha Akademia suedeze, antishqiptarit shkrimtar e adhurues të Millosheviçit Peter Handke.

Daj Jaku16/10/2019 23:41

Macron është dhëndër Rothçildi, nuk i ha milionat e kanabisit dhe të korrupsionit. E Dramës i ka hecur me pocaqinjtë që dërgon BE dhe USA në Shqipëri, tip Vllahutin, Mogherin, Sorrekë, Hajn, Lu, Fekalestein, Boshkarët dhe plehra të tjera si këto. Ka lënë popullin në varfëri të plotë për të blerë sundimin tek të huajt.

Shto koment

Denonco